Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja u ndalëm në sëmundjet e veshit në përgjithësi si dhe të veshit të mesëm, simptomat, pasojat dhe ndërlikimet shëndetësore.
Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja u ndalëm në sëmundjet e veshit në përgjithësi si dhe të veshit të mesëm, simptomat, pasojat dhe ndërlikimet shëndetësore.
Vertigo apo marramendja është një nga shenjat e para më dalluese që na sinjalizon për sëmundjen e veshit të mesëm.
Por kjo sindromë mund të vijë nga shumë probleme shëndetësore siç është dhe çervikalja. Sipas specialistit Merja sëmundja e veshit të mesëm shoqërohet me marrje mendsh, të përziera,
të vjella dhe djersitje, ndjesinë e veshit të mbushur me ujë, zhurmë në vesh apo humbje të ekuilibrit, vështirësi në dëgjim vetëm në njërën anë e shoqëruar shpesh me një ndjesi të presionit në veshin e asaj ane. Shkaqet e sëmundjeve të veshit janë:
· Infeksionet virale, bakteriale, myku
· Futja e ujit në vesh
· Prishja e florës bakteriale, rrjedhja e veshit
· Bllokimi i hundëve nga virozat ose në raste të uljes nga avioni me gojën mbyllur
· Ndryshimi i klimës
· Përhapja e ekzemës në vesh
· Çervikalja, tensioni i ulur, anemia, etj
· Infeksioni i veshit të mesëm
Specialisti Ylli Merja thotë se për të kuptuar më shumë për sëmundjet e veshit së pari duhet të njohim anatominë e veshit. “Pjesa e jashtme e veshit është në formën e një hinke për të mbledhur të gjithë tingujt zanore. Në brendësi të kanalit të veshit ndodhet një pjesë e ngushtë që është timpani,