Dita botërore e të moshuarve. Me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për sëmundjet më tipike të pleqërisë dhe trajtimin e tyre me metoda natyrale
Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, në kuadër të datës 1 tetor, Dita Botërore e të Moshuarve, folëm për sëmundjet më tipike që prekin më shumë moshat e treta dhe trajtimin e tyre me metoda natyrale.
Moshimi ose plakja është një proces fiziologjik dhe natyror gjatë të cilit ndodhin një sërë ndryshimesh. Popullsia e tё moshuarve në botë, 65 vjeç e lart, është duke u rritur me shpejtësi. Kujdesi shëndetësor parësor efektiv për të moshuarit është shumë i rëndësishëm për promovimin e shëndetit, parandalimin e sëmundjeve dhe menaxhimin e sëmundjeve kronike.
Specialisti i bimëve mjekësore, Ylli Merja renditi sëmundjet tipike që prekin më shumë moshën e tretë shoqëruar me bimët, frutat dhe perimet që ndihmojnë në mbajtjen në kontroll të këtyre sëmundjeve.
TENSIONI ARTERIAL
· Largimi nga yndyrnat shtazore
· Përdorimi i çajrave me bimë që përmbajnë acide organike si murrizi, molla e egër, shelgu, ulliri, etj
· Përdorimi i frutave të egra si boronica, manaferra, mjedra, kumbulla, rrushi i zi
· Përdorimi i një gote vere të kuqe në ditë (përmban taninë, resveretol – përbërës që forcon punën e zemrës si dhe forcon dëgjimin)
DHIMBJET REUMATIZMALE
· Përdorimi i çajrave bimore si urthi, shelgu, hithra, trumza, tërfili, etj – përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe forcojnë kockat
· Vajrat bimore si vaj Reumer, kremi Reumer – zbusin dhe lubrifikojnë artikulacionet
· Lëngu i kockave të këmbëve të bagëtive lufton osteoporozën, lufton frakturat
· Përdorimi i farave të bimëve si kungull, bajame, stika, lajthi, etj, – përmbajnë vitamina, acide yndyrore, kalcium, magnez, zink, etj.
DOBËSIMI I SHQISAVE
· Për uljen e dëgjimit, dobësimin e të parit përdorimi i trumzës, barit të bletës, lule murrizi, boronicë, kulumbri, janë shumë efikase
· Përdorimi i perimeve, qepë, hudhër, mender, pasi qartësojnë shikimin dhe frenojnë shkatërrimin e qelizave të nervave të dëgjimit
PAGJUMËSIA, STRESI NERVOR, HARRESA
· Përdorimi i çajrave bimore që përmbajnë aroma që duket sikur të rrëmbejnë nga aroma, të ofrojnë kënaqësi, çlodhje
· Livando, bar blete, kalaminta, valeriana, borziloku, mendra, etj
· Vajrat bimore ose ari vegjetal frenon plakjen e trurit. Përdorimi i vajit të rozmarinës, mendrës, pishës, borzilokut, etj.
DIABETI
· Përdorimi i çajrave që mbajnë nën kontroll gliceminë si kanella dhe molla e egër, mersina, ulliri, çikorja, rradhiqe, qumështori, boronica, etj
· Përdorimi i perimeve si bamja, brokoli, preshi
· Frutat si thana, molla e egër, mollët jeshile
KËPUTJA TRUPORE OSE ANEMIA
· Përdorimi i alkania ngjyruese, trëndafili i egër, lëvore shege, tërfili i kuq, këputja, etj
· Përdorimi i qumështit të bletës
· Përdorimi i mjaltit të melatës (rrënjës)
DOBËSI NË TRETJE DHE KOSTIPACION
· Përdorimi i perimeve si preshi, lakrat, panxhari i kuq, rrepa
· Bimët mjekësore si drunakuqi, sena, akacia
· Vajrat bimore si vaj liri, vaj parafine, vaj ulliri
· Përdorimi i farave të ndryshme si tërshëra, thekra, liri, chia
PËRKUJDESI PËR MUSHKËRITË
· Përdorimi i çajrave të malit
· Bimët si aguliçja, bliri, sherebela, fieri i gurit
· Konsumi i mjaltit të gështenjës
PËRKUJDESI PËR VESHKAT DHE PROSTATËN
· Përdorimi i çajrave si fieri i gurit, bishta qershie, dega domatesh, hithra, gjembaçi
KUJDESI PËR LËKURËN
· Bimët që reduktojnë rrudhat – sherebela, rigoni, rozmarina, trumza, ftoi
· Bimët që frenojnë plagët dhe ndihmonë në kruarjet e lëkurës – livando, rozmarina, rradhiqja, hudhra, vidhi, angjinarja
PËRKUJDESI PËR GOJËN NDAJ MYKUT, AFTES DHE HERPESIT
· Kujdesi për gojën dhe dhëmbët duhet të fillojë që herët pas moshës 30-35 vjeçare. Në moshën e pleqërisë kujdesi për higjenën e gojës ka rëndësi për ta mbrojtur nga myku, aftet dhe herpesi i buzëve
· Përdorimi i çajrave si sherebela, rigoni, trumza
· Propolisi i bletës, propolisi me rigopn
· Mjalti i trumzës, mjalti i gështenjës
SHËNIM: Çdo i sëmurë ka veçoritë e tij, ndaj për raste të sëmundjeve të rënda, duhet gjithnjë këshillimi me mjekët. Ky artikull nuk mund të përdoret për të sugjeruar një kurim për çdo person./Shqiptarja.com