Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin Golija të Malit të Zi, ku një 34-vjeçar dyshohet e ka vrarë vajzën e tij 2-vjeçare dhe më pas dhe veten.
Sipas asaj që mediat e vendase raportojnë mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës ku dyshohet se shtetasi me ininciale Z.D, i mori jetën vajzës së tij të mitur dhe më pas dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike ka vrarë dhe veten.
Thuhet se para kësaj ngjarje, 34-vjeçari kishte debatuar me bashkëshorten e tij dhe më pas kishte marrë vajzën e mitur dhe ishte larguar nga banesa.
Ishte babai i këtij shtetasi ai i cili disa orë më vonë lajmëroi policinë duke iu thënë se kishte gjetur trupat e pajetë të djalit dhe mbesës së tij, në qytetin e Golijës, rreth 50 kilometra larg Nishiqit.
Deri më tani dyshohet që të ketë qenë 34-vjeçari ai i cili fillimisht vrau 2-vjeçaren dhe më pas dhe veten. Policia është duke hetuar lidhur me këtë ngjarje, ndërkohë që priten më tepër detaje në vijim.