Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    • Këshilla AI
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

    Shenjat që japin tiroidet dhe ju i injoroni / Ylli Merja tregon kurat popullore për gjendrat tiroide me keto…

    January 23, 20255 Mins Read Këshilla Shëndeti

    Shenjat që japin tiroidet dhe ju i injoroni / Ylli Merja tregon kurat popullore për gjendrat tiroide

    Gjëndra tiroide prodhon hormonin e tiroidit, i cili kontrollon shumë aktivitete të trupit, duke përfshirë shpejtësinë e djegies së kalorive dhe shpejtësinë e rrahjeve të zemrës.

    Kushtet e ndryshme patologjike të gjëndrës tiroide shkaktojnë prodhim më të ulët ose më të lartë të hormoneve tiroide. Në varësi të sasisë së hormoneve që prodhon gjëndra tiroide, mund të ndiheni aktiv ose të lodhur,

    ose mund të shtoni apo humbni peshë, por jo vetëm. Gjëndra tiroide është një gjëndër e vogël në formë fluture e vendosur në bazën e qafës, nga kjo gjëndër sekretohet hormoni i tiroides, i cili përmes qarkullimit të gjakut arrin në të gjitha pjesët e trupit dhe kontrollon metabolizmin e trupit.

    Nëse puna e saj prishet, kjo mund të çojë në pasoja të rënda për organet tuaja: mëlçinë, zorrët, veshkat, sistemin riprodhues,

    zemrën dhe madje edhe trurin. Ndonjëherë simptomat e shkaktuara nga problemet e tiroides ngatërrohen me simptoma të tjera, ndaj në studion e “Rreze Dielli” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja,

    tregojmë simptomat që nuk duhet t’i anashkaloni si dhe kurat popullore për trajtimin e gjendrave tiroide.

    “Tiroidja është kordinatori universal për organizmin, qendra e menaxhimit të energjisë, është rregullator i balancës hormonale, mban përgjegjësi për riprodhimin, rregullon dhe ndikon në funksionin e zemrës. Që tiroidia të funksionojë normalisht duhet të ketë brenda vlerave këto elemente kimike: Jodi, Zinku, Seleni, Bakër, vitaminë D” thekson Ylli Merja.

    Po si funksionon tiroidia? “Kur ulet jodi në gjak, Hipotalamusi lëshon hormonin tirotropine, ky hormon nxit hipofizën të prodhojë hormonin TSH (hormon nxitës i hipofizës), nxit tiroiden të prodhojë hormonin T4 (Tiroksine) dhe T3 (Triiodothyronine) dhe Kalcitoninë për forcim kockash. Kur ka shumë T4 dhe T3 në gjak TSH është i ulët, ndërsa kur ka pak TSH është i lartë. Në rastet kur TSH është psh 0.5 – T4, T3 ka mosfunksionim, T4 lidhet me globulinën, dhe mëlçia dhe disa inde e konvertojnë T4 në T3, ky kontrollon nivelin e funksionit të trupit” tregon Merja.

    Është shumë e rëndësishme që të mos anashkalojmë simptomat që na tregojnë problemet me tiroiden. Në rastin e Hipotiroidizmit, kemi mungesë të hormonit në trup, TSH më i madh se 4.2. Shenjat në organizëm janë:

    – Shtim në peshë osë peshë e dobët edhe pse konsumon shumë ushqim
    – Këputje trupore, lodhje e shpejtë
    – Enjtje në fytyrë, ndoshta dhe në këmbë- Kapsllëk, fryrje zorrësh
    – Ngjirje zëri, këmbë të ftohta
    – Ankth, depresion
    – Puls i ulët, të rrahura më pak se 60 rrahje në minutë
    – Dobësi muskulare
    – Rënie dhe hollim flokësh
    – Vonesë në zhvillimin mendor
    – Rritje të kolestrolit në gjak
    Ndërsa kur TSH është më i vogël se 0,2 kemi të bëjmë me Hipertiroidzimin. Tregon çrregullim të tiroides, tiroidia prodhon më shumë jod se kërkesat e trupit, veçanërisht T4. Shenjat që jep trupi janë:

    – Aritmi zemre
    – Rritje të pulsit mbi 100 rrahje në minutë (takikardi)
    – Gjendje ankthi, depresioni
    – Luhatje humori
    – Dridhje e lehtë e duarve
    – Rritje e ndjeshmërisë ndaj nxehtësisë
    – Shtim i djersitjes
    – Pagjumësi
    – Rritje e presionit të gjakut
    – Dalje para e globusit të syrit
    “Kemi gjithashtu dhe noduset në tiroide. Noduset janë shenja të vuajtjes së tiroides, por jo çdo nodus është tumor” thekson Merja duke vijuar se “Nodusi më forma të çrregullta mund të jetë nodus malinj dhe me diametër më të madh se 1,5 cm. Te nodusi grumbullohen shumë lerikocite. Kistet janë si flluksa ujore brenda tiroides. Krijohen kur ka disbalancim të mikroelementeve Mg, Zn, Se”.

    Trajtimi alternativ

    Në varësi nga stadi i sëmundjes, përdorim bimë efikase, stimuluese për të rikthyer funksionimin normal të tiroides. Nëse do iu referohemi zonave malore, është tipike mungesa e jodit në organizëm, atëherë do të rikujtojmë arrën. Kjo e fundit ka jod, sidomos kur është në fazat e para të rritjes, përqindja e jodit shkon deri në 60% të frutës dhe 30% e vitaminës C. Me zmadhimin e frutës, bie përqindja e jodit e rritet përqindja e vitaminës C dhe omega 3. Nëse vjelim pak nga kokrrat e arrës, presim bishtat, i shpojmë pak dhe i konservojmë në mjaltë, pasi t’i konsumojmë do të vëmë re efektet e mrekullueshme në rregullimin e funksionit të gjëndrës tiroide. Gjithashtu arrat mund t’i vendosim dhe në raki me pak gozhdë karafili. “Në pa mundësi të gjetjes së arrave në fazat e para te rritjes dhe nëse nuk jemi në vend bregdetar, mund të përdorim dhe jod të blerë në farmaci, e lëmë të avullojë dhe thithim avujt” thekson Merja, duke treguar më tej dhe vetitë e mrekullueshme të likopsit, i cili është shumë efektiv për të gjithë ata persona që kanë çrregullime të jodit në gjak, sidomos ata që kanë aritmi, pasi është e vetmja bimë që garanton largimin e jodit të tepërt nga organizmi, qetësimin e sistemit nervor si dhe balancon ngacmimin e gjëndrave për prodhimin e hormoneve të tiroides. Ndërkohë edhe petat e arrës janë të pasura me jod e tanine, dhe ndikojnë edhe në sistemin nervor por edhe ndihmojnë në absorbimin e jodit nga trupi. Ata që kanë tepricë jodi duhet t’i qëndrojnë detit larg. Bimë të tjera shumë efikase për mirëfunksionimin e tirodes janë tambëlgjaku dhe jamballi.

    Tiroidet Ylli Merja
    Previous ArticleZorra ‘truri i dytë’ burim sëmundjesh per../ Ylli Merja jep recetën e pastrimit brenda ditës me…
    Next Article Lulet të Blirit/ Ilaç për shumë sëmundje, Ylli Merja tregon përdorimin per…
    Të Fundit

    ‘Kush tha që nuk jemi bashkë?’ Gjesti konfirmon romancën me Egli Takon?

    May 30, 2025

    Kjo është ‘PERGJIGJIA’ e papritur e Loredanës ndaj veprimit të fundit të Jozit!

    May 30, 2025

    Fansat i bëjnë ‘GJEMEN’ Gjestit, këngëtari ‘trishtohet’ nga kjo gje? (Foto)

    May 30, 2025
    ShowBizi

    ALARM! Telefonatë në polici për b*mbë në qendër të Tiranës pranë hotelit të njohur, policia rrethon zonën

    May 30, 2025

    Pas fitores se Big Brother Vip, Gjesti publikon këngën e re “Veshu Ndrequ”

    May 30, 2025

    Fansat të zhgënjyer nga Gjesti, i bëjnë të papriturën (Foto)

    May 30, 2025
    Horoskopi

    Parashikimi i astrologës së njohur ‘TR0NDIT’ këto shenja: ‘Muaj Qershor do të jetë B0MBASTIK me vendime…’

    May 30, 2025

    Ata që janë në një lidhje duhet të bëjnë kujdes sepse… Parashikimi i horoskopit per diten e sotme…

    May 30, 2025

    ‘Një ditë e trazuar dhe me shumë mundime…’ Horoskopi i ditës së sotme, ja cfarë ju pret!

    May 30, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Çfarë ‘fshihet’ pas mpirjes së duarve? Ylli Merja tregon problemin: Ja si t’a trajtoni me…

    May 21, 2025

    Vuani nga Tiroidet? Ylli Merja tregon si te rregulloni funksionin me bime mjekesore: Në varësi nga stadi i sëmundjes, përdorim bimë efi…

    February 15, 2025

    Specialisti Ylli Merja: Tharja e gojës, hidhërimi dhe shija e keqe, ja recetat më efektive për t’i kuruar në kushte shtëpie

    January 9, 2025
    © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Termat e Përdorimit
    • Politika e Privatësisë
    • Të Drejtat e Autorit
    • Politika Editoriale
    • Na Kontaktoni
    • Rreth Nesh

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.