Hilsn

Sherr në rrjetet sociale, pIagoset me a*më personazhi i njohur i Tik Tok-ut!

Plagoset me armë zjarri personazhi i njohur i rrjetit social “TikTok”, Fabion Kuçi, i njohur si “Gucci”. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në lagjen nr. 9 të qytetit bregdetar.

Ai ka marrë plagë në parakrah dhe ndodhet jashtë rrezikut.

Policia e Durrësit ka identifikuar autorin dhe po punon për arrestimin e tij. Sipas deklarimeve mësohet se debati ka qenë banal për shkak të komenteve dhe sharjeve në TikTok.

Fabion Kuçi është personazh i skeduar edhe më herët për përplasjet virtuale me disa personazhe të tjerë të rrjeteve sociale.

“Më datë 15.12.2025, rreth orës 23:40, në ambientet e një lokali në lagjen nr. 9, dyshohet se është plagosur me armë zjarri, shtetasi F. K., 33 vjeç, i cili ka marrë asistencë mjekësore dhe është larguar nga spitali, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë identifikuar autorin e plagosjes, gjenealitetet e të cilit nuk bëhen të njohura, për të mos cenuar vijimin e hetimeve. Punohet intensivisht për kapjen e autorit, si dhe në drejtimin e Prokurorisë, një grup i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit”, njofton policia./vizionplus.tv

×