Shi apo temperatura të larta? Ja cfarë pritet të ndodh nesër me kushtet atmosferike

0

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.


Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira të pakta deri mesatare, më të theksuara në zonat malore në veri e lindje nga ku edhe do të pasohen me reshje të dobëta shiu.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 6 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/s.

Ndërsa valëzimi në det do të jetë 1- 2 ballë.

×