Hilsn

Shkaktoi ngjarjen me dy te vr*re mengjesin e sotem ne Shkoder, del fotoja e autorit…

Ragip Gila, 29-vjeçari i arrestuar për atentatin me armë zjarri që tronditi Shkodrën mëngjesin e sotëm, dyshohet se është autori i ngjarjes që la pas dy viktima dhe dy të plagosur në një lokal pranë Bashkisë së qytetit.

Burime policore bëjnë me dije se Gila kishte pak muaj që kishte dalë nga burgu, ku ishte arrestuar më 6 dhjetor 2023 për posedim armësh dhe mjete të rrezikshme.

Në momentin e arrestimit, policia i sekuestruar një armë gjahu, municion luftarak, 7 jelekë antiplumbë, doreza, maska dhe paruke, elemente që ngrejnë dyshime mbi përgatitjen për kryerjen e ngjarjeve kriminale.

Mëngjesin e sotëm, Gila hapi zjarr në lokalin pranë Bashkisë së Shkodrës. Nga të shtënat mbetën të vrarë Armando Pali, ish-anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, dhe Geridon Kraja, i njohur si badigardi i Erogen Vaso (Brajoviç).

Ndërkohë, u plagosën Erogen Vaso (Brajoviç) dhe shtetasja M. K., 25 vjeçe, kamariere në lokal, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Policia ka rrethuar zonën dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivet e atentatit, ndërkohë që autoritetet po analizojnë edhe lidhjen e Gila me ngjarjet kriminale të mëparshme.

×