Hilsn

‘Shk*ërdh*të u mërzite ti…’ Ish-truproja rrëfen batutën legjendare te Fatos Nanos pas darkës me Berishën dhe intervistës tek Fevziu

Viktor Agolli, ish-truproja historik i ish-kryeministrit Fatos Nano,

ishte i ftuar pasditen e sotme në emisionin “Kjo Javë” në News 24, ku ka rrëfyer episode nga jeta e Nanos dhe takimin e famshëm të këtij të fundit me Sali Berishën në studion e “Opinion”.

Ish-truproja Viktor Agolli tregoi se Fatos Nano asokohe ishte pak i tensionuar, por mes dy liderëve më pas gjithçka shkoi mirë dhe darkuan.

Viktor Agolli u shpreh se pas intervistës dhe darkës, Fatos Nano në ashensor i tha me humor:”Shkërdhatë, u mërzite ti?”.

“Një nga momentet më të lumtura të Nanos ishte takimi pas 10 vitesh te Blendi Fevziu me Berishën.

Pas 10 vitesh akuza dhe divergjenca, u takuan.

Ishte i tensionuar dhe më tha një fjalë, kur mbaroi intervista shkuan dhe në një darkë dhe kur hymë në ashensor më tha ‘shkërdhatë u mërzite ti.’”-tha ai.

×