Një 12-vjeçare është paraqitur e shoqëruar nga prindërit e saj për ekzaminim në spitalin e Korçës ku ka rezultuar se është rreth 22 javëshe shtatzënë.
Sipas infomacioneve paraprake, dyshohet se e mitura është abuzuar seksualisht nga një 70-vjeçar në Pogradec, i cili rezulton se është i njohur nga familja e 12-vjeçares.
Prindërit kanë pasur dyshime pas e reja ka pasur ndryshime fizike dhe nxitur nga kjo e kanë dërguar në spital. Burime për mediat informojnë se 12-vjeçarja të jetë kërcënuar nga i moshuari për të mos treguar për atë çka kishte ndodhur, ndërsa 70-vjeçari tashmë është arrestuar nga policia.
Të njëjtat burime raportojnë se abuzimi ka ndodhur në shtëpinë e 70-vjeçarit në Pogradec, ndërsa rrethanat e rastit, janë ende të paqarta.
Aktualisht po kryhen veprimet hetimore dhe po merren në pyetje familjarët, ndërsa vajza ka pranuar ngjarjen në prani të psikologut.





