Hilsn

Shpërthimi i tritolit në banesën e tij, reagon për herë të parë Jozi: Nuk jam unë në…

Këngëtari Jozefin Marku ka reaguar publikisht pas disa lajmeve të shpërndara në portale, sipas të cilave shpërthimi me lëndë plasëse në një banesë në Fushë Kuqe kishte si objektiv atë.

“Nuk është e vërtetë ajo që po thuhet. Organet shtetërore kanë dhënë një deklaratë të qartë se ku ka ndodhur ngjarja, ndërsa portalet hamendësojnë sikur të kenë qenë pjesë e saj. Ju detyrohem t’ju sqaroj se e vërteta nuk qëndron kështu.

Faleminderit për secilin nga ju që më ka shprehur shqetësim me mesazhe”, tha ai në një video të publikuar në InstaStory.

Ndërkohë, Policia ka njoftuar se vijojnë hetimet për ngjarjen e ndodhur rreth orës 04:20 të mëngjesit në fshatin Gurëz. Sipas të dhënave zyrtare, një sasi e vogël lënde plasëse, e dyshuar artizanale, shpërtheu në portën e jashtme të murit rrethues të banesës së shtetases M. D., alias M. B.

Nga shpërthimi u shkaktuan vetëm dëme të lehta materiale në portën e banesës. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, hetuesit gjetën gjithashtu disa gëzhoja të vjetra në afërsi, të cilat u sekuestruan si prova materiale.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

×