Hilsn

Shtanget rrjeti! Edi ‘kryen’ telefonatë nga brenda shtëpisë së BBVK? Ja video që e dëshmon

Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale ka shkaktuar konfuzion te ndjekësit e “Big Brother VIP Kosova 4”,

pasi banori Eduard Kuçi (Edi) shfaqet duke folur në telefon, mjet rreptësisht i ndaluar brenda shtëpisë së spektaklit.

Në pamjet e publikuara nga Tiktokeri i njohur Egzon Sahiti, shihet dyshja duke komunikuar lirshëm për strategjitë dhe lojën që po zhvillohet brenda, sikur Edi të kishte thyer rregullat e izolimit.

Egzoni e ka shoqëruar postimin me diçiturën ironike: ”Telefonata e parë me Edin”.

Megjithatë, e gjitha është një skenë humori e përgatitur më parë. Videoja është realizuar dhe filmuar para se Edi të bëhej pjesë e shtëpisë së famshme, ku ata me shaka parashikonin se çfarë do të ndodhte një javë pas fillimit të spektaklit.

Ky postim gazmor ka marrë vëmendje të madhe në rrjet, duke u bërë viral si një “thyerje rregullash” e inskenuar me mjeshtëri mes miqsh.

 

×