Shtatori i vitit 2025 pritet të sjellë përmbysje dhe mësime jetësore për një nga shenjat më të fuqishme të horoskopit.
Sipas astrologes së njohur Angela Pearl, akrepët do të përballen me një periudhë intensive reflektimi, ndryshimesh dhe të nxitura nga eklipset, lëvizjet planetare dhe rikthimi i Saturnit në një zonë kyçe të hartës së tyre astrologjike.
Eklipset që ndryshojnë rrjedhën e jetës
Muaji nis me një eklips hënor më 7 shtator, i cili ndriçon çështje të lidhura me dashurinë, marrëdhëniet me fëmijët dhe kreativitetin. Ky eklips pritet të sjellë qartësi për disa, ndërsa për të tjerë – sfida që nxisin rritjen personale. Më 21 shtator, eklipsi diellor në shtëpinë e 11-të të akrepit do të sjellë njohje të reja, mbështetje nga miq dhe mundësi për të ndjekur ëndrrat.
Këto zhvillime do të shoqërohen me ndjenja të forta dhe pyetje të thella për vetëvlerësimin. Astrologia Pearl paralajmëron se ky muaj është një moment zgjimi, ku akrepët do të mësojnë të vlerësojnë më shumë veten dhe të mos e shtyjnë më tej jetën e tyre.
Përvojat që do të përjetojnë akrepët këtë muaj do të kenë ngjashmëri me cikle të mëparshme, si ato të viteve 2006-2007 dhe 2015-2016. Kjo do të thotë se mund të rikthehen situata të ngjashme, por këtë herë me mundësinë për t’i përballuar me më shumë pjekuri dhe vetëdije.
Për më tepër, Jupiteri në shtëpinë e 9-të do të zgjerojë horizontet përmes udhëtimeve, studimeve dhe kontakteve ndërkombëtare, ndërsa Saturni, i cili do të qëndrojë në shtëpinë e 5-të deri në shkurt 2026, do të kërkojë strukturë dhe disiplinë në dashuri dhe projekte krijuese.
Mërkuri do të ndikojë pozitivisht jetën shoqërore të akrepëve, duke sjellë takime, ngjarje dhe mundësi të reja. Ndërkohë, Urani në retrogradë mund të rikthejë çështje të pazgjidhura financiare apo trashëgimie.
Rreth datës 19 shtator, mund të rikthehen figura nga e kaluara ose të ndizen interesa për çështje familjare dhe shpirtërore.
Nga 23 shtatori, akrepët do të ndiejnë një valë të re energjie, një gatishmëri për të ndërmarrë hapa të rëndësishëm dhe për të ndjekur me vendosmëri atë që e konsiderojnë të vlefshme në jetën e tyre.