Selvije Jao, ka folur për herë të parë pas ndarjes nga jeta papritur të Shpat Kasapit.
Në një deklaratë të ndjerë, ajo shprehu dhimbjen dhe respektin për bashkëshortin e saj të ndjerë.
“Dhe sinqerisht më vjen keq që sot këtu të dal para jush të flas për ndërrimin e jetës së bashkëshortit tim,
të një babai të mrekullueshëm, një artisti të mrekullueshëm me shumë virtyte, një artisti shumë modest”, tha ajo.
Selvije tregoi gjithashtu lidhjen e veçantë që kishte me bashkeshortin e saj te ndjere.
“Një njeri që mua si Selvije më ka kompletuar, më ka mbështetur, më ka respektuar dhe më ka dashur, mbi të gjitha më ka falë një djalë si Drita.
Ai ende nuk e kupton se nuk e ka babanë e tij dhe unë nuk e di si do të rritet me këtë dhe nuk e di se kush do ta tregojë.
Por e di që ai është shumë krenar me babanë e tij, e ka dashur shumë Shpatin dhe ai është përkushtuar deri
në frymën e fundit që Roeli të ketë gjithçka të mirat”.Fjalët e Selvijes për jetën dhe kontributin e Kasapit si artist dhe baba,
tregojnë dhimbjen e madhe që po kalon familja në këto momente.





