Hilsn

Si dy pika uji! Njihuni me mamanë e Selinit, nuk do e besoni dot sa e re që duket ajo

Selin Bollati është një nga banoret që po krijon dinamika të forta në “Big Brother VIP Albania 5”,

por vëmendja së fundmi është zhvendosur tek jeta e saj jashtë shtëpisë dhe familja.

Në profilin e saj në Instagram, i cili menaxhohet nga të afërmit gjatë qëndrimit të saj në shtëpi,

është rishpërndarë një foto mjaft e ëmbël ku Selina shfaqet krah nënës së saj, Jasmina Bollati.

Në foto, dy zonjat shfaqen mjaft elegante, ku bie në sy ngjashmëria mes tyre, veçanërisht në tiparet e fytyrës dhe flokët biondë.

Postimi shoqërohet me mbishkrimin emocionues

“Ne të dyja gjithë jetën”, duke dëshmuar lidhjen e ngushtë nënë e bijë dhe mbështetjen e pakushtëzuar që Selina ka nga familja në këtë rrugëtim televiziv.