Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    • Këshilla AI
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

    Si të hiqni qafe dhimbjet e nervit shiatik / Ylli Merja: Me këtë kurë, e largoni për 2 javë dhe nuk keni nevoje per…

    January 23, 20253 Mins Read Këshilla Shëndeti

    Flasim për nervin shiatik, çfarë është dhe si shkaktohet dhimbja? Kurat natyrale për qetësim dhe çfarë duhet të keni kujdes…

    Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për nervin shiatik, çfarë është, si shkaktohet dhimbja dhe cilat janë kurat natyrale më efektive.

    “Nervi shiatik është nervi më i gjatë dhe më i madh në trup, ai është aq i trashë sa një prej gishtërinjve tanë kur arrin në pjesën e shpinës.

    Ai pastaj kalon nga pjesa e prapme drejt ijeve dhe poshtë tek këmba nga ku ndahet në gju në dy degë.

    Çdo këmbë ka nervin e tij shiatik. Dhimbja e nervit shiatik mund të ndihet thellë në pjesën e prapme, me dhimbje që shkon drejt shpinës dhe poshtë për në këmbë, nganjëherë edhe në shputën e këmbës.

    Dhimbja mund të jetë e shoqëruar me ndjesi shpimi gjilpërash, “gjemba” apo mpirje.

    Gjithashtu kemi dobësi të muskujve të këmbës, dhimbje shpuese vetëm e njërës këmbë ose shpinës në njërin krah, dhimbje të forta në njërin krah të çapokut, te muskuli piriformis, ose ndezje.

    Dhimbjet shtohen gjatë tështitjes, gjatë kollës apo në tualet” shprehet Merja, duke theksuar se funksioni i nervit shiatik është që të japë ndjeshmërinë dhe komandat e lëvizjes së këmbëve, pra ana motorike e njeriut.

    Po cilët janë shkaktarët për problemet me nervin shiatik? Sipas specialistit Ylli Merja, një nga shkaktarët kryesor është spondiliatroza, gjithashtu pjesa e fortë e kërcit të indit vertebral nga sforcimi mund të shformohet, kriprat që rrjedhin nga ky kërc i plasaritur irritojnë nervin shiatik, ngushtimi i kanalit spinal, shtrembërimi i shtyllës kurrizore, qëndrimi gjatë në këmbë ose karrige, puna me makineritë e rënda, obeziteti shtrembëron shpinën, shtatzania, dobësimi i kërcit te fashetat vertebrale, sindroma Piriformis, muskuli që lidh sakrumin dhe koksofemoralin mund të inflamohet. Një tjetër shkaktar, thekson Merja, është dhe mënyra e gabuar e ngritjes së peshave. Ngritja me gjunjë e përgjysmon peshën, ajo me shpinë e katërfishon peshën.

    “Me pak durim, me disa ushtrime të lehta dhe me disa kremra dhe çajra, mund të them se nervi shiatik rikthehet në gjendje optimale për rreth dy javë” thekson Merja, i cili tregon hap pas hapi trajtimin alternativ për nervin shiatik.

    – Trajtimi me kompresa të ftohta bën që nervi dhe inflamacioni të tkurren (aty trupi prodhon nga e ftohta Aliinën dhe Alicinën)
    – Lyerja me Anticelulitin bimor dhe pasi thahet vendosim vajin Reumer ose kremin Reumer
    – Në mungesë të anticelulitit vendosim ekstrakt rakie ose vaj ulliri me spec djegës – Vendosim në zonën që dhemb një maskë me sinap të zi të shtypur dhe vaj ulliri
    – Në zonën që dhemb vendosin vajin Reumer dhe mbi to feta patate të freskëta të pluhurosura me pak kripë
    – Shtriqja e trupit 2.3 herë në ditë nga 20-30 minuta
    – Çaji reumer dhe harmonia 2-3 gota në ditë. Vaji harmonia pihet 3-4 pika në ditë pas buke
    – Ushtrimet fizike forcojnë muskujt, këto bëjnë që pesha të mos bjerë e tëra mbi diskun vertebral
    – Konsumohet një çaj me lëvore shelgu, gjethe urthi, gjethe hithre, këputje, lule bliri nga një dorë dhe një lugë gjelle lule shtogu. Zieni 2 minuta në dy litra ujë dhe pini 3×1 gotë çaji në ditë para buke.
    Gjithashtu llixhat janë të rekomandueshme për personat që vuajnë nga dhimbjet e nervit shiatik apo hernies diskale duke qenë se të gjitha nervat lirohen dhe çtensionohen.

    Nervi Shiatik Ylli Merja
    Previous ArticleLulet të Blirit/ Ilaç për shumë sëmundje, Ylli Merja tregon përdorimin per…
    Next Article Spondiliartroza cervikale, si të vetëdiagnostifikoheni dhe trajtimi më i mirë alternativ që do ju shpëtojë sipas Ylli Merjas…
    Të Fundit

    ‘Kush tha që nuk jemi bashkë?’ Gjesti konfirmon romancën me Egli Takon?

    May 30, 2025

    Kjo është ‘PERGJIGJIA’ e papritur e Loredanës ndaj veprimit të fundit të Jozit!

    May 30, 2025

    Fansat i bëjnë ‘GJEMEN’ Gjestit, këngëtari ‘trishtohet’ nga kjo gje? (Foto)

    May 30, 2025
    ShowBizi

    ALARM! Telefonatë në polici për b*mbë në qendër të Tiranës pranë hotelit të njohur, policia rrethon zonën

    May 30, 2025

    Pas fitores se Big Brother Vip, Gjesti publikon këngën e re “Veshu Ndrequ”

    May 30, 2025

    Fansat të zhgënjyer nga Gjesti, i bëjnë të papriturën (Foto)

    May 30, 2025
    Horoskopi

    Parashikimi i astrologës së njohur ‘TR0NDIT’ këto shenja: ‘Muaj Qershor do të jetë B0MBASTIK me vendime…’

    May 30, 2025

    Ata që janë në një lidhje duhet të bëjnë kujdes sepse… Parashikimi i horoskopit per diten e sotme…

    May 30, 2025

    ‘Një ditë e trazuar dhe me shumë mundime…’ Horoskopi i ditës së sotme, ja cfarë ju pret!

    May 30, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Ylli Merja: Shenjat që dërgon trupi përpara goditjes në tru / Masat e para që duhet të merrni

    January 9, 2025

    Si të shpëtoni nga pagjumësia? Specialisti Ylli Merja jep zgjidhjen: Nga livando tek kamomili, çajrat që ju ndihmojnë jane…

    December 21, 2024

    Ylli Merja: Mënyrat për të kuruar artritin brenda një jave me…

    January 30, 2025
    © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Termat e Përdorimit
    • Politika e Privatësisë
    • Të Drejtat e Autorit
    • Politika Editoriale
    • Na Kontaktoni
    • Rreth Nesh

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.