Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    • Këshilla AI
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

    Si të kuptoni që vuani nga sëmundja inflamatore e zorrëve? Ylli Merja rekomadon trajtimin alternativ për këtë sëmundje

    January 9, 20253 Mins Read Këshilla Shëndeti

    Në rubrikën ‘Bima dhe shëndeti’ specialisti i mjekësisë bimore Ylli Merja tregoi gjithçka që duhet të dini për sëmundjen Crohn, sëmundjen inflamatore të zorrëve,

    nga shkaktarët tek simptomat si dhe trajtimi përmes bimëve medicinale

    Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja u ndalëm në një nga sëmundjet që gjithnjë e më shumë po përhapet gjatë viteve të fundit,

    sëmundjen Crohn, sëmundje inflamatore e zorrëve e cila ndikon në aparatin tretës.

    Sëmundja Crohn është një lloj i sëmundjes inflamatore të zorrëve. Tek njerëzit me këtë sëmundje, sistemi imunitar e njeh si të huaj mukozën e traktit tretës dhe e sulmon atë duke shkaktuar inflamacion. Ky inflamacion shkakton zhvillimin e ulçerës dhe të gjakosjes tek mukoza e traktit tretës. Sëmundja Crohn prek zakonisht zorrën e trashë dhe pjesën e fundit të zorrës së hollë që quhet “ileum”, por mund të prekë gjithashtu të gjithë traktin tretës.

    Ylli Merja tregoi se një higjenë jo e mirë në kuzhinë, një sistem imunitar i dobët, infeksionet mykotike dhe parazitare por dhe gjenetika, historia familjare janë disa nga shkaktarët e kësaj sëmundje inflamatore të zorrëve.

    Simptomat kryesore sipas të cilave mund të kuptojmë nëse vuajmë nga sëmundja Crohn, sëmundja inflamatore e zorrëve janë:

    · Diarre e shpeshtë

    · Diarre e shoqëruar me gjak

    · Dhimbje në gjithë zonën e barkut, ngërçe, fryrje zorrësh

    · Ethe në trup, hera herës temperaturë e lartë

    · Lodhje, këputje trupore

    · Ulçera, fistula

    · Dhimbje kyçesh

    · Humbje oreksi, rënie në peshë

    Sipas specialistit të bimëve mjekësore Ylli Merja, nga mjekësia ende nuk është gjetur një mjekim i saktë. Përdorimi alternativ duhet të veprojë në përshtatje me simptomat.

    Për diarrenë dhe hemoragjinë:

    · Hani 2-3 ditë rresht nga 1 ftua të pjekur të lyer me mjaltë dhe rigon

    · Pini 1 gotë kos me 1 lugë supe niseshte

    · Pini 2-3 gota çaj antimyk ose çaj me rigon dhe trumëz

    · Pini çaj kolimer 3 x 1 gotë në ditë para buke

    · Ekstrakt balsamik, pini 1 lugë çaji 2 herë në ditë pas buke

    · Propolis me rigon, pini 3 x 10 pika në ditë pas buke

    Për fisurën anale:

    · Konsumoni çajra me bishtamith, mëllagë, bar majasilli, lëvore vidhi, trumzë

    · Përdorni krem hemorroidesh, vendoseni 2 herë në ditë

    Gjellët më të përshtatshme:

    · Supa me oriz dhe Pilaf

    · Hasude me niseshte

    · Djathi, veza e zier spërkatur me rigon

    · Përdorimi i erëzave: Mendra e butë /nenexhiku, rigoni, trumza, bari i bletës

     

    SHËNIM: Çdo i sëmurë ka veçoritë e tij, ndaj për raste të sëmundjeve të rënda, duhet gjithnjë këshillimi me mjekët. Ky artikull nuk mund të përdoret për të sugjeruar një kurim për çdo person.

    Ylli Merja
    Previous ArticleSpecialisti i mjekësisë bimore Ylli Merja: Ju tregoj hapat drejt një dobësimi të suksesshëm
    Next Article Shpëtoni zemrën tuaj nga sëmundjet! Ylli Merja: Ja perimet, frutat dhe bimët që shërojnë zemrën
    Të Fundit

    ‘Kush tha që nuk jemi bashkë?’ Gjesti konfirmon romancën me Egli Takon?

    May 30, 2025

    Kjo është ‘PERGJIGJIA’ e papritur e Loredanës ndaj veprimit të fundit të Jozit!

    May 30, 2025

    Fansat i bëjnë ‘GJEMEN’ Gjestit, këngëtari ‘trishtohet’ nga kjo gje? (Foto)

    May 30, 2025
    ShowBizi

    ALARM! Telefonatë në polici për b*mbë në qendër të Tiranës pranë hotelit të njohur, policia rrethon zonën

    May 30, 2025

    Pas fitores se Big Brother Vip, Gjesti publikon këngën e re “Veshu Ndrequ”

    May 30, 2025

    Fansat të zhgënjyer nga Gjesti, i bëjnë të papriturën (Foto)

    May 30, 2025
    Horoskopi

    Parashikimi i astrologës së njohur ‘TR0NDIT’ këto shenja: ‘Muaj Qershor do të jetë B0MBASTIK me vendime…’

    May 30, 2025

    Ata që janë në një lidhje duhet të bëjnë kujdes sepse… Parashikimi i horoskopit per diten e sotme…

    May 30, 2025

    ‘Një ditë e trazuar dhe me shumë mundime…’ Horoskopi i ditës së sotme, ja cfarë ju pret!

    May 30, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Gabimi më i madh nuk qëndron te ushqimi, Ylli Merja zbulon “recetën” për të humbur 5 kg në muaj

    December 17, 2024

    Ylli Merja: Luftoni ankthin e stresin me lulen e…

    March 1, 2025

    Ylli Merja: Si të shpëtoni nga stresi, ankthi e depresioni /Personat e prekur nga stresi mund të pinë…

    January 30, 2025
    © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Termat e Përdorimit
    • Politika e Privatësisë
    • Të Drejtat e Autorit
    • Politika Editoriale
    • Na Kontaktoni
    • Rreth Nesh

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.