Close Menu
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

Si të kuptoni që zorra juaj ka probleme? Ylli Merja: Mos neglizhoni simptomat! Polipet në zorrën e trashë janë të rre…

January 9, 20255 Mins Read Këshilla Shëndeti

Si të kuptoni që zorra juaj ka probleme, diagnostifikimi në kohë ka rëndësi. Shkaktarët e polipeve në zorrën e trashë dhe alternativat bimore në trajtimin e tyre me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja u ndalëm në një problematikë e cila vitet e fundit ka filluar të bëhet gjithnjë e më shqetësuese.

Polipet në zorrën e trashë, çfarë janë ato dhe nga se shkaktohen. Sipas specialistit Merja, polipet janë zhvillime qelizore që krijohen brenda murit të zorrës së trashë.

“Zorra e trashë është e ndërtuar nga katër shtresa, në pjesën e brendshme të saj, ajo që është në kontakt me produktin ushqimor që është duke u përpunuar,

ndodh një dukuri nga mosfunksionimi i mirë i tretjes apo ushqime jo të shëndetshme ku fillojnë të zhvillohen qeliza atipike jo normale në një zonë të caktuar” thekson Merja. Disa nga shkaktarët e zhvillimit të këtyre qelizave dhe krijimit të polipeve në zorrën e trashë janë:

– Trashëgimia familjare

– Jeni mbi 50 vjeç dhe pini duhan

– Konsumoni alkool

– Jeni obez dhe defekoni 1 herë në 3-4 ditë

– Hani shumë ushqime të yndyrshme dhe mish

– Nuk kombinoni mirë hekurin e marrë nga mishi me hekurin e përftuar nga perimet

– Nuk përdorni erëza (rigon, turmerik, qepë të kuqe ne gjellë)

– Nuk kryeni ushtrime fizike

Sa i takon simptomave, shenjat e para kur polipet sapo fillojnë të krijohen janë: dhembje barku, çrregullim në jashtëqitje, kapsllëk apo diarre. Polipi sapo ka nisur të zhvillohet ndryshon mukozën dhe nëse ne do tregohemi të pakujdesshëm do të vazhdojë faza e dytë që është mahisja, një adenomë e cila ngrihet mbi nivelin e zorrës. Nëse polipet nuk trajtohen dhe kalojnë në fazën e tretë ato mund të kthehen nga formacione beninjë në malinjë. Simptoma të tjera përfshijnë:

– Shpesh dalloni gjak në feçe

– Nga analizat feçe gjak okult del pozitiv

– Keni mungesë hekuri. Jeni anemik.

– Çrregullim në jashtëqitje, dhimbje barku

– Defekim me jargë (mucus) por jo çdo ditë

– Kostipacion dhe diare kronike

Specialisti Merja thekson se ndërhyrja kirurgjikale nuk është zgjidhja më e mirë, pasi me heqjen e një polipi përsëri ka rrezik shfaqja e tij pas një periudhe 6-mujore. Nga eksperienca e punës shumë vjeçare Merja sugjeron se personat që vuajnë nga kjo problematikë së pari duhet të bëjnë një analizë të mirë të ushqimeve që ato konsumojnë duke hequr nga regjimi i tyre ushqimet jo të shëndetshme, më pak mish dhe yndyrna shtazore, rralloni dhe ndërprisni duhanin dhe pijet alkoolike, bëni sa më shumë ecje në natyrë dhe ushtrime fizike si dhe filloni të konsumoni më shumë qumësht dhe nën produkte të tij, pasi përmbajnë kalcium dhe reduktojnë riskun për polipe, konsumoni shumë bishtajore, perime, fruta pylli (manaferra e egër zë vendin e parë) thanat, molla e egër. Pra të shëndoshet zorra e trashë dhe të godasim këto qeliza atipike përmes këtyre ushqimeve:

– Përdorni çdo mëngjes 2 thelpinj hudhër

– Përdorni në drekë qepë të kuqe në gjellë dhe sallatë

– Përdorni turmerik (shafrani i verdhë) pasi ka efekt kundër qelizave kancerogjene

– Përdorni ushqime bimore të papërpunuara si bishtajoret, farat e bimëve, brokoli, lakra, frutat e pyllit të cilat përmbajnë jo vetëm fibra por dhe fitate. Fitatet gjurmojnë dhe asgjesojnë qelizat kancerogjene, fitatet bëjnë më luftarake leukocitet, zvogëlojnë arteriet që ushqejnë polipet dhe ndikojnë në rehabilitimin e polipeve duke i kthyer në gjendjen e mëparshme.

Specialisti Ylli Merja rekomandoi disa receta bimore për trajtimin alternativ të polipeve sigurisht duke theksuar se është shumë e rëndësishme koha e identifikimit të këtij problemi.

– Në 3 litra ujë zjeni 2 minuta një pako çaj 10 lulesh, 1 dorë bar majasilli, 1 dorë vidh dhe 3 lugë fruta pylli. Pini nga 1 gotë çaj 3 herë në ditë.

– Nga vajrat e fave të bimëvë përdorni vaj liri, vaj farash të egra, vaj fare të zezë 2-3 ml në ditë.

– Konsumoni supë me perime: brokoli, karrotë, spec të verdhë, spec të kuq, lakër ose presh, qepë të kuqe, turmerik.

– Konsumoni gjellë me bishtaja fasulesh, thjerrëza ose bizele bashkë me 1 karrotë, qepë të kuqe, spec dhe turmerik.

– Konsumoni si sallatë lakra të egra: çikore, rradhiqe, hithra, lëpjetë, të ziera në 1 litër ujë për 2 minuta dhe i konsumoni me vaj ulliri dhe limon.

– Vendosni një copë fanellatë mbi një tabaka filxhanësh. Hedhim mbi fanellatë dy filxhanë kafe me farë gruri dhe një filxhan kafe me farë jonxhe. Mbulojini me një copë fanellatë. Lagini me ujë të vakët 2-3 herë në ditë. Kur embrioni është mbirë rreth 1.5 cm, farat i heqim nga fanellata. Shpëlajini dhe hidhini në një tas dhe vendosini në frigorifer. Hani çdo ditë nga këto fara 2-3 lugë gjelle me pak kos.

SHËNIM : Çdo i sëmurë ka veçoritë e tij, ndaj për raste të sëmundjeve të rënda, duhet gjithnjë këshillimi me mjekët. Ky artikull nuk mund të përdoret për të sugjeruar një kurim për çdo person.

Ylli Merja Zorra e Trashe
Previous ArticleLythat, kërcënim i heshtur i trupit! Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja prezanton bimën që i zhduk plotësisht ato me…
Next Article Prostata, si mund të parandalojmë zmadhimin e saj me kalimin e moshës. Ylli Merja: Ja kurat bimore më efikase me…
Të Fundit

Temperatura të larta, Shqipëria pritet të ‘PERVELOHET’! Ja sa do të shënojë termometri ditën e nesërme

June 15, 2025

E diel e trishtë në vend! 22 vjecari mbytet në lumin Mat, dalin detajet e rënda

June 15, 2025

A jeni gati për një fillim jave ‘TRONDITESE’? Horoskopi për këtë të Hënë, ja cfarë ju pret!

June 15, 2025
ShowBizi

Tragjedia me 247 viktima në Indi, defekti në sediljen e pilotit rrëzoi avionin! Çfarë zbuloi kutia e zezë?

June 15, 2025

Nga e Hëna 5 shenja të zodiakut do të ken një seri të vazhdueshme lumturie dhe fati të mirë!

June 15, 2025

‘Je gjithmonë i imi bab’…’ Nuk mbahen lotët, ky është mesazhi prekës i djalit të Grida Dumës pas humbjes të së babait

June 15, 2025
Horoskopi

Nga e Hëna 5 shenja të zodiakut do të ken një seri të vazhdueshme lumturie dhe fati të mirë!

June 15, 2025

A jeni gati për një fillim jave ‘TRONDITESE’? Horoskopi për këtë të Hënë, ja cfarë ju pret!

June 15, 2025

Sezoni i Binjakëve, zbuloni nëse jeni një nga shenjat që universi favorizon gjatë këtij muaji të Horoskopit

June 15, 2025
Këshilla Shëndeti

Keni dhimbje të gjurit? Ja kura natyrale që do jua largojë dhimbjet përgjithmonë dhe nuk do te…

January 23, 2025

Kur lëkura paralajmëron sëmundje…Sklerodermia, sëmundja që plak para kohe / Ylli Merja tregon bimet qe ju duhen per…

January 23, 2025

Uthulla e mollës së egër ilaç natyral për shumë sëmundje / Ja recetat magjike që ju vijnë në ndihmë per…

January 23, 2025
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.