Close Menu
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

Si të kuroni kolitin plotësisht me bimë medicinale? Ylli Merja jep zgjidhjen: Kombinimet bimore për kolitin përmbajnë bimë të cilat…

February 15, 20254 Mins Read Këshilla Shëndeti

Shumë persona në vendin tonë, veçanërisht meshkujt, kanë probleme me kolitin e shpeshherë nuk arrijnë të kurohen plotësisht.

Ushqimet e thata, të yndyrshme dhe jeta sedentare bën që të shfaqet kjo sëmundje inflamatore në zorrën e trashë.

Në një intervistë për suplementin “Life Pages” në “Gazeta Shqiptare”, mjeku popullor Ylli Merja tregon se koliti është një sëmundje që mund të kurohet 100%, nëse trajtimi fillon në kohën e duhur.

Më tej mjeku bën me dije se të sëmurët duhet të konsumojnë fruta me tul dhe perime jeshile si dhe të pinë 2 litra ujë në ditë e të hanë peshk, pasi përmban omega3 dhe kjo ndihmon në uljen e inflamacionit.

Çfarë është koliti?

Koliti është një sëmundje inflamatore e zorrës së trashë. Inflamacioni është skuqje dhe acarim i mukozës së zorrës nga brenda, e cila pengon thithjen e të gjitha vlerave të ushqimit nga zorrët.

Fryrja e zorrëve në brendësi krijon probleme me lëvizjen e masës dhe kështu shkakton kapsllëk dhe hemorroide, ose dalje të zorrës nga jashtë në pjesën e anusit. Gjithashtu në rastet e rënda shkakton diarre të shpeshtë me gjakderdhje, kur zorra nuk ka aftësi thithëse.

A kurohet kjo sëmundje dhe cilat janë kategoritë më të prekura?

Koliti është një sëmundje 100% e kurueshme. Nëse trajtohet në kohë, atëherë shërohet shumë lehtë e vlen të theksoj se kjo sëmundje prek më shumë meshkujt se femrat, si dhe grupmoshat nga 14-40 vjeç.

Pse shkaktohet koliti?

Koliti shkaktohet nga kequshqyerja, përdorimi i ushqimeve të thata, me shumë yndyrë dhe ushqimeve ‘fast food’. Një shkak tjetër është stresi ose jeta sedentare. Gjithashtu, sistemi imunitar është një faktor tjetër ndikues.

Inflamacioni në zorrë shkaktohet nga sulmimi i sistemit imunitar me mukozën e brendshme të organizmit. Pra, kur organizmi sulmon vetveten, sepse sistemi imunitar është më aktiv se norma. Gjithashtu koliti është sëmundje e trashëguar në familje.

Nëse prindërit vuajnë nga koliti, mundësia që fëmijët të preken nga sëmundja është e lartë. Edhe përdorimi i ilaçeve si antibiotikët, kontraceptivët, shkaktojnë kolit, pasi antibiotikët shkatërrojnë florën bakteriale të zorrës së trashë, prandaj duhen evituar sa më shumë.

Cilat janë simptomat kryesore që paralajmërojnë që individi është prekur nga sëmundja?

Disa nga simptomat kryesore të kolitit janë diarre ose kapsllëk, gjakderdhje në jashtëqitje, fryrje e dhimbje e zorrëve; mostretje e ushqimit, anemi, hemorroide në fund të zorrës së trashë.

Si mund të trajtohet koliti me bimë medicinale?

Konsumoni vaj esencial mendre dhe borziloku si dhe përdorni xhinxher në gjellë. Kombinimet bimore për kolitin përmbajnë bimë, të cilat ndalojnë inflamacionin dhe kurojnë sëmundjen. Gjithashtu glikoja e arrës shërben si antibiotik natyral pasi përmban jod dhe e mjekon zorrën nga brenda dhe ndihmon në mbylljen e plagëve të brendshme.

Aloe vera xhel është shumë i domosdoshëm për të kuruar kolitin. Edhe curcumina që gjendet tek turmeriku ndihmon në sëmundjet inflamatore dhe forcon sistemin imunitar, pasi është një antioksidant i fuqishëm. Frankincense është gjithashtu shumë i domosdoshëm, pasi ndalon reaksionet kimike në organizëm që prodhojnë stimulantë për inflamacionin. Më tej edhe mjalti shërben si lubrifikues i zorrës, pasi ul inflamacionin dhe nxit përthithjen e antioksidantëve nga organizmi.

Si duhet të ushqehen personat e sëmurë me kolit?

Të gjithë pacientëve që paraqiten te ne e vuajnë nga kjo sëmundje u rekomandojmë të konsumojnë fruta me tul dhe perime jeshile. Gjithashtu duhet të bëjnë kujdes që të mos shtojnë në peshë e të mundohen të largojnë stresin e të bëjnë një gjumë sa më të qetë e të plotë. Më tej këshillohet që të prekurit nga koliti të përmirësojnë punën e sistemit imunitar duke përdorur bimë medicinale, të cilat ndihmojnë në këtë si dhe të marrin vitaminën C. Gjithashtu, rekomandohet të konsumohen 2 litra ujë në ditë, peshk pasi përmban omega3 dhe kjo ndihmon në uljen e inflamacionit, 1 banane në ditë, lulelakër si dhe brokoli. Rekomandohet përdorimi i arrave, bajameve, farave të lirit të shtypura dhe fara chia, pasi përmbajnë acide yndyrore të cilat ushqejnë dhe rigjenerojnë zorrën e kanë veti antiinflamatore.

Cilat janë ushqimet që duhen evituar?

Ushqimet që duhen përdorur në sasi të kufizuara nëse nuk vuani nga koliti dhe ato që nuk duhen përdorur fare në periudhën e zorrës së inflamuar janë: kafja (kafja nxit jashtëqitjen); alkooli (nxit diarrenë); produktet e qumështit (rritin bakteret në zorrë); fasulet (shkaktojnë shumë gazra dhe fryrje të mëtejshme të zorrës). Gjithashtu duhet evituar përdorimi i mishit, pasi ky i fundit kërkon një zorrë të shëndetshme për t’u tretur; misrave, sheqernave e ëmbëlsirave. Edhe ushqimet pikante shkaktojnë diarre, fryrje të zorrëve dhe rritje të inflamacionit, prandaj duhen eliminuar nga tryeza.

Koliti Ylli Merja
Previous ArticleVuani nga PROSTATA? Mjeku popullor Ylli Merja tregon si ta kuroni me bime: Në rastet më serioze mund të…
Next Article Plot ndodhi dhe të papritura! Sara Hoxha ZBULON hyrjet e reja në BBVA: Emrat e tyre do ju lënë pa fjalë?
Të Fundit

Ngjarje e rëndë në Tiranë! Vetëhidhet nga pallati, humb jetën një person.

June 10, 2025

E dhimbshme, ishte ne lule te rinise! Ja kush është 15-vjeçarja nga Kosova që humbi jetën pas të sht*nave brenda shkolles në Austri

June 10, 2025

Askush nuk po e njeh! Sara e Ledionit bënë ndryshimin që nuk pritej! (Foto)

June 10, 2025
ShowBizi

FOTO/ Tragjedia me 10 të vd*kur! Kjo është 15-vjeçarja shqiptare e vr*rë nga sulmi në shkollën në Austri

June 10, 2025

Kush janë 3 shenjat e horoskopit që do të kenë rritje financiare gjatë kësaj jave

June 10, 2025

Zhdukja e papritur e Donald Veshajt ka të bëjë me këtë arsye

June 10, 2025
Horoskopi

Kush janë 3 shenjat e horoskopit që do të kenë rritje financiare gjatë kësaj jave

June 10, 2025

Shumë para dhe mbarësi! Këto 3 shenja të horoskopit do të pasurohen dhe do lumturohen!

June 10, 2025

Jupiteri në Gaforre nga 9 qershori, shenjat e Horoskopit që shohin jetën e tyre të ndryshojë për mirë

June 10, 2025
Këshilla Shëndeti

‘Minuta e artë’ që shpëton jetën, nga mbytja te tensioni i lartë, rënia apo ngritja e sheqerit, kapërcimi i gjuhës… si duhet të veprojmë sipas Ylli Merjas

January 9, 2025

Ylli Merja zbulon bimën çudibërëse që ushqen trurin, rritet në Has / Si mund të parandalohen sëmundjet e sistemit nervora me…

January 3, 2025

Ylli Merja: Efektet kurative të ‘bimës së trurit’: Mund të përdoret nga personat me depresion apo ankth, por jo në…

February 23, 2025
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.