Çfarë është sindroma nefrotike tek fëmijët dhe si të kuptojmë përmes simptomave specifike që fëmija vuan nga veshkat?
Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në Report TV, me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja ndalemi në një problematikë shëndetësore,
e cila edhe pse nuk është një sëmundje mund të na bëhet shkak më vonë për sëmundje të ndryshme në organizëm. Bëhet fjalë për sindromën nefrotike tek fëmijët, cilat janë simptomat e heshtura të problematikave që lidhen me veshkat?
Në studion e “Rreze Dielli” tregojmë sesi mund të dallohen problemet në veshka tek fëmijët dhe si duhen trajtuar në mënyrë që të mos bëhen shkak për rrisqe më të rënda në organizëm.
“Jemi në shekullin e XXI dhe është ideale që ne tashmë të gjejmë një rrugë dhe të krijojmë një mjekësi të integruar të familjes tonë, pra një gërshetim mes atyre që na ka dhënë natyra dhe shkencës e mjekësisë” thekson Ylli Merja në fillim të bisedës.
Eshtë shumë e rëndësishme për të kuptuar një problem shëndetësor që ne të njohim organin, dhe konkretisht sa i takon sindromës nefrotike duhet të dimë se çfarë është me të vërtetë veshka?
“Eshtë një filtër, në trupin e secilës veshkë ka rreth 1 milionë nefrone, të cilat me kalimin e moshës, një pjesë e tyre mund të humbasin funksionin dhe të pakësohen në numër.
Nefroni është njësia bazë në miniaturë ku enët e gjakut që futen në veshka përfundojnë në degëzime shumë të vogla dhe mandej përfundojnë në disa glomerula,
ku largohet uji dhe kripërat minerale apo urina” shprehet Merja, duke vijuar se duhet të dimë që për 1 minutë në veshkë kalon gati 20% e sasisë së gjakut, ndaj duke qenë se ajo punon me një shpejtësi maksimale dhe funksioni i saj duhet të mbahet shumë i shëndetshëm” thotë Merja.
Prindërit duhet të jenë tepër të vëmendshëm dhe të kujdesshëm ndaj çdo simptome apo shenje që shpesh herë mund të jetë dhe e fshehur. “Nëse fëmija ka më shumë se pesë prej këtyre simptomave, atëherë prindërit duhet të bëjnë menjëherë një analizë urine, për të parë nivelet e proteinave në urinë” thekson Merja.
– Djegie urine
– Dhimbje barku
– Ngërçe muskulare
– Ngjyrë e errët në urinë
– Urinë me shkumë, erë e rëndë në urinë
– Shtim të infeksionit në urinë
– Pa rehati e përgjithshme
– Akumulim i lëngjeve në inde
– Shtim në peshë nga lëngjet e tepërta
– Presion të lartë të gjakut
– Enjtje sysh ose nxirje rreth syve
– Enjtje këmbësh, duarsh, fryrje fytyre
– Thonj të zbehtë
– Flokë të dobët
– Kërci i veshit më i dobët
Sindroma nefrotike te fëmijët klasifikohet: Kongjenitare, prek fëmijët 0-3 muaj; Infantile, prek fëmijët 3-12 muaj; Sindroma primare që shkaktohet nga dëmtimi i veshkës dhe Sindroma dytësore që shkaktohet për shkak të sëmundjeve të tjera. Më të prekur janë fëmijët e moshave 2-7 vjeç, ndoshta për shkak të infeksioneve të shumta që kalojnë.
Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja shprehet se trajtimi alternativ i sindromës nefrotike tek fëmijët është tepër i suksesshëm, pasi një pjesë e madhe e bimëve që na ka falur natyra kanë efekt anti-inflamator, antibakterial apo antioksidant që ndihmojnë për të larguar toksinat nga trupi dhe për të mbajtur organet tona sa më të shëndetshme.
– Hithra, rrit prodhimin natyral të urinës, largon mbetjet metalike, nxit sekretimin e veshkave
– Kurkuma ose shafrani i Indisë, 1/2 lugë kafe në ditë ul inflamacionin në veshka
– Majdanozi, nxit urinimin, pastron veshkat
– Rrënjë dhe lule radhiqe, anti-inflamatore
– Mëllaga e butë, pastron toksinat në veshka
– Xhinxheri, largon toksinat nga veshkat dhe mëlçia
– Bishti i kalit, largon toksinat nga veshkat
– Uva ursi, rregullon pH në veshka, lufton infeksionet, pastron veshkën
– Tambëlgjaku pastron toksinat nga mëlçia dhe veshkat
– Sherebela, parandalon krijimin e edemave në veshka
– Trendafili i egër, anti-inflamator, anti-oksidant, burim i vitaminës C
– Lule basani, qetëson spazmat në veshka, ndalon largimin e leukociteve dhe eritrociteve nga veshkat
– Bishtamithi, mbyll plasaritjet në pjesët e brendshme të veshkave
– Propolisi i bletës, anti-inflamator, rrit rezistencën e organizmit
– Ekstrakti balsamik, përmirëson funksionin e veshkës, ndalon largimin e proteinave, leukociteve dhe eritrociteve nga veshkat
– Boronica, mbrojtës, rigjenerues, pastrues gjaku
/Shqiptarja.com