Shqipëria është goditur nga stuhia CIANAR ditën e sotme, e cila ka shkaktuar mjat dëme materiale në të gjithë vendin, si dhe ka bllokuar rrugët.
Për shkak të stuhisë për disa orë rrugët në Tiranë ishin të përmbytura dhe trafiku mbeti i paralizuar, ndërkohë që uji vërshoi edhe në disa biznese.
Lidhur me situatën emergjente në vend ka reaguar edhe kryeminsitri Edi Rama përmes rrjetit social Facebook.
Në reagimin e tij kryeministri Rama ju ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të shmangin lëvizjet e panevojshme.
Reagimi i Ramës:
Pas përkeqësimit të shpejtë të motit që të gjitha strukturat shtetërore në terren për të siguruar kthimin në normalitet.
Grupet e punës janë në gatishmëri për të garantuar që akset rrugore të jenë të hapura si dhe për të siguruar furnizim me energji elektrike.
Drejtuesit e automjeteve të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor.