Policia e Elbasanit ka proceduar penalisht një 51-vjeçar, pasi është kallëzuar nga mbesa e tij 22-vjeçare se rreth një muaj më parë ai ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.
Sipas njoftimit të policisë, kallëzimin e ka bërë vetë 22-vjeçarja, e cila ka akuzuar 51-vjeçarin për dhunë seksuale.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori,
ku nisi procedimi penal për një 51-vjeçar, pasi ka kallëzuar mbesa e tij, 22 vjeçe, se ky shtetas rreth 1 muaj
më parë dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me 22-vjeçaren pa dëshirën e saj,” njofton policia.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për verifikimin e kallëzimit.