Hilsn

“S’pranova amanet prej saj”, rrëfimi rrëqethës i Agron Llakajt për humbjen e të shoqes: Doja të vdisja, e përcollëm si…

Në një bisedë të ndjerë me Grida Dumën, aktori Agron Llakaj ka ndarë momentet më të vështira pas humbjes së bashkëshortes së tij, Kostandinës, duke rrëfyer se për një kohë të gjatë humbi dëshirën për të jetuar.

“Ajo la amanete, por unë nuk pranova që të jepte mua”, tha ai.

“Në momentet e para nuk kupton se ku je. I kërkova vajzës t’i bënte grimin, i thashë ‘mami meritonte të ikte si një nuse e bukur’. Ne kemi qëndruar të dy aty, duke qarë, duke e grimuar, edhe e përcollëm ashtu, të bukur siç ishte.

Edhe pas asaj fillon gropa ime. Shumë ditë e net nuk kam dashur të jetoj. Doja t’i bashkohesha. Fëmijët më janë përgjëruar, por mungesa e saj nuk matet me asgjë”, tha ai në Grida Duma Podcast.

Llakaj u ndal edhe te lidhja e veçantë që e bashkoi me bashkëshorten e tij për vite me radhë, duke e përshkruar si më shumë se një dashuri bashkëshortore.

“Në kujtimet që po shkruaj për librin ‘Kostandina’, i kam thënë: faleminderit që nuk ma lëshove dorën kurrë. Ishim shokë të vërtetë, shokë që ziheshim, shokë që ecnim bashkë. Unë jam një njeri tokësor, nuk kam fluturuar ndonjëherë nga emri apo fama. Jam mes njerëzve, eci në këmbë, shkoj në punë në këmbë.”

Rrëfimi i tij është një dëshmi prekëse për dashurinë, humbjen dhe forcën që kërkon të vazhdosh jetën pas një dhimbjeje kaq të thellë.

×