Hilsn

Stuhia bënë NAMIN në këtë vend të Ballkanit! 3 persona të vd*kur, uji merr para makinat në rrugë

Bullgaria është goditur rëndë nga përmbytje të mëdha, të cilat kanë shkaktuar dhe viktima.

Pamjet e publikuara nga mediat e huaja tregojnë se si uji vërshon furishëm në rrugë, duke marrë para edhe makinat që janë të parkuara.

Deri më tani, të paktën tre persona, përfshirë dy shpëtimtarë, kanë vdekur, teksa me qindra të tjerë janë evakuuar.

Në vend është shpallur gjendja e jashtëzakonshme teksa zona e Bullgarisë jugore është më e prekur.

×