Takimi mes Mirit dhe vajzës së tij, Artisias, në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” ka ngjallur reagime të shumta në publik dhe rrjete sociale.
Disa zëra kritikë e interpretuan qëndrimin e vajzës si të ftohtë apo të distancuar, por sipas dëshmive të fundit, realiteti ka qenë krejt ndryshe dhe shumë më prekës.
I ftuar në emisionin “Wake Up”, miku i ngushtë i Mirit, Roland Hysi, ka ndarë detaje ekskluzive nga ajo natë, duke hedhur poshtë kategorikisht aludimet për mungesë emocionesh.
Rolandi ka treguar se ai shoqëronte Tisin dhe bashkëshorten e Mirit, Rabean, në ambientet e Top Channel, gjatë përgatitjeve për surprizën.
Sipas tij, Tisi, vetëm 13 vjeçe, ka qenë në një gjendje të fortë shoku emocional për shkak të presionit të kamerave, atmosferës së studios dhe intensitetit të situatës.
“Unë isha bashkë me Tisin dhe Rabean kur shkuam për surprizën dhe Tisi ka qarë shumë pasi doli nga surpriza. Ka qenë shumë e emocionuar, e ngrirë. Ajo që u interpretua si ftohtësi, në fakt ishte emocion i jashtëzakonshëm”, u shpreh Rolandi.
“Atë që ajo kishte përgatitur për ta thenë, që mezi i doli, ishte për shkak të emocioneve… Tisi s’ka dalë ndonjëherë në TV, dhe të kesh gjithë vëmendjen, të bën të dalësh disi nga vetja. Mirit i bëri shumë punë kjo surprizë.
Pas deklaratës së të atit të Selin, ai ishte në terr absolut për çka bëhet jashtë… Unë e pashë në fytyrë që u pre nga deklarata. Nuk kishte as minimum informacioni
Nuk mendoj se do ndryshojnë lojë Miri & Selin. Janë aty për lojë. Si Miri, si Selin s’ka asgjë per të dëmtuar moralin“, është shprehur Landi.





