Ishim mësuar që me ‘yjet’ e Big Brother VIP të qëndronin në vëmendje të publikut, por ndryshe paraqitet me ish-banorët e këtij viti, të cilët nuk janë në “lartësinë” e tyre të pretenduar.
Këtë gjë e fakton dhe fushatat e ulëta të marketingut të personazheve në rrjete sociale. Kontratat e nënshkruara kanë qenë të pakta, duke bërë që fama të kalojë e një herë tek personazhet që kanë qenë edhe më herët më mediatikë.
Ndërkohë, duket se “biznesi i dobët online”, i ka sjellë ish-banorët më pranë njëri tjetrit, duke lënë mënjanë hatërmbetjet, për t’u fokusuar gjithashtu tek e ardhmja e tyre televizive.
Si çdo javë është bërë një listim të trafikut që këto personazhe kanë pasur në rrjetet e tyre sociale, duke na zbuluar se kush janë personazhet që vijojnë të rriten në rrjete sociale dhe kush janë personazhet, që po harrohen nga ndjekësit.
Fituesja e këtij edicioni, Egla Ceno, ka humbur sërish 1 mijë ndjekës si javën e kaluar, nga 103K në “Instagram”, tani numëron 102K. Vetë në daljet e saj publike, Egla është shprehur se nuk i interesojnë aspak shifrat në rrjetet sociale. Megjithatë, këtë javë aktorja bëri një rikthim në “Instagram”, ku foli edhe njëherë për fitoren e saj në “Big Brother”, duke dashur të fitojë vëmendje. Dhe me gjasa nuk ia ka dalë, kjo për faktin se shifrat e saj vijojnë të bien ndjeshëm. Sakaq, Eglën nuk e kemi parë as aktive në formate televizive, duke preferuar që të jetë disi më e tërhequr.
Sa i përket kundërshtarit të saj në podium, Julian Deda, aktori nuk ka ndryshuar numrin e ndjekësve dhe numëron sërish 470K. Prej shumë javësh, Juli vijon të mbetet në këto shifra, duke mos arritur të ndryshojë numrin. Ndonëse shpeshherë aktori ka tentuar që të bëjë postime me nota humori apo sarkazme, duket se nuk ia ka dalë, pasi shifrat në “Instagram”-in e tij mbeten të njëjta.
Sa i përket finalistes Heidi Baci, ajo ka 2 mijë ndjekës më shumë të shtuar në llogarinë e saj të “Instagram”-it. Nga 238K që kishte javën e kaluar, tashmë Heidi numëron 240K ndjekës. Javë pas jave, Heidi është e njëjta që ka njohur një rritje në rrjetet e saj sociale. Madje, tashmë finalistja ka nisur të bëjë edhe fushata marketingu në “Instagram”. Javë pas jave, teksa kemi bërë këtë listim, jemi shprehur se Heidi është e preferuara e publikut, duke njohur vetëm rritje në “Instagram”-in e saj. Një fakt ky krejt ndryshe edhe nga partneri i saj
Ndonëse Romeo e nisi “Big Brother” si pretendent për ta fituar dhe një ndër banorët me më shumë ndjekës në rrjetet sociale, Heidi e kapërceu që kur ishte pjesë e lojës. Madje, tashmë Romeo as nuk është në 10 personazhet e përzgjedhura që bëhen pjesë e listimit nga “Top Albania Radio”. Heidi duket se me gjithë këtë popullaritet që gëzon në rrjetet sociale është gati për t’u bërë pjesë aktive e televizionit në sezonin e ri që do të nisë në shtator.
Meriton Mjekiqi, finalisti i pestë i ‘reality show-t’, nuk ka ndryshuar numrin e ndjekësve dhe numëron sërish 365K. Ndonëse në “Instagram” është përpjekur që të jetë më aktiv dhe të publikojë edhe më shpesh, prapë shifrat nuk kanë ndryshuar për djaloshin nga Kosova.
Françeska Murati, gjysmëfinalistja që nuk arriti të prekte dot finalen e madhe, ka shtuar rreth 2 mijë ndjekës duke e çuar në 138K. Edhe kur ishte pjesë e lojës, Françeska shpeshherë kishte rritje të mëdha në “Instagram”-in e saj, shpesh duke ngritur dyshimet se në fakt këto ishin ndjekës të blerë.
Nëse u hedhim një sy ish-banoreve të tjera më të komentuara të këtij edicioni, përmendim Roza Latin e cila ka shtuar rreth 1000 ndjekës dhe tani ka 851K.
Rike Roçi ka shtuar mbi 1000 ndjekës dhe ka shkuar 184K.