Hilsn

‘Të dy janë fajtorë, na lanë në mes të rrugës…’ Mes lotësh dhe dhimbjes flet vajza e Marjolës që u vr* nga bashkëshorti në Greqi!

Marjola Nakoleci është shqiptarja e cila u vra me thikë nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci në koridoret e ndërtesës ku banonin së bashku me 3 fëmijët e tyre, në Volos të Greqisë.

Për median greke MEGA, ka folur vajza e çiftit, Anastasia, e cila me lot në sy rrëfen vështirësitë e një jete pa nënë dhe pa baba.

Për Anastasian dhe vëllezërit e saj, të dy prindërit janë fajtorë, e ëma sepse krijoni një lidhje jashtë martesore dhe i ati sepse kreu krimin e rëndë.

“Të dy janë fajtorë për mua. Na lanë në mes të rrugës, nuk menduan për ne. Mami kishte një lidhje tjetër, babi xhelozoi dhe filloi sherri. Ai njeri na hyri në mes dhe na prishi gjithë familjen”, tha Anastasia.

Ajo tregonte se babai e donte shumë mamanë, por lidhja e kësaj të fundit shkatërroi gjithçka. Anastasia rrëfen se babai kurrë nuk ka ushtruar dhunë në familje, po e gjitha nisi për motive xhelozie.

“Ai e donte shumë mamanë. Për këtë xhelozoi dhe e bëri. Bënin pushime bashkë, shkonin për blerje. Edhe ajo e donte. Por bëri një gabim të madh. Dhe babi nuk kishte të drejtë ta vriste.

I thosha: ‘Mos u grindni, dua të rrini bashkë, të shihni fëmijët tuaj’. Nuk e imagjinoja kurrë se do ndodhte kjo. Vetëm dy ditë pasi ishim kthyer nga pushimet, ndodhi gjithçka.

Më mori vëllai në telefon dhe më tha ‘eja shpejt’. Kur shkova, pashë gjithçka. Më tha: ‘Babi vrau mamin’. Këto zëra i kam ende të regjistruar në celularin tim”.

Anastasia tregon se në momentet që babai qëndroi i fshehur pas krimit, ai e ka telefonuar duke i thënë se nuk donte që tq vriste.

“Më tha: ‘Nuk doja ta bëja, nuk ishte qëllimi im’. Ishte e vetmja herë që më telefonoi. Nuk e di nëse dua ta takoj në burg. Dua, por do doja të ishte dhe mami aty…

Nuk ishte i dhunshëm, por ishte shumë xheloz. Nuk e ka rrahur kurrë mamanë. Nuk e kam parë kurrë të dhunshëm. Ishte xheloz, dhe e kuptoj pse, por kjo nuk justifikon atë që bëri. Gabuan të dy, duhet të ishin ndarë”, thotë vajza.

“Më mungon mami. Qaj çdo ditë. Shikoj fotot dhe nuk e besoj ende. Jam keq, por po përpiqem të bëhem më mirë. Është shumë e vështirë të jetosh pa mamanë dhe babanë”, rrëfeu mes lotësh 18-vjeçarja.

×