Hilsn

Të gjithë në lot dhe të prekur, ndërron jetë një nga punonjëset më të vjetra të Top Channel ‘Do mbahesh gjithmonë mend për buzëqeshjen dhe…’

Top Channel pesoi nje humbje te thelle diten e djeshme. Nje nga punonjeset me te vjetra nderroi jete.

 

Kjo humbje ka prekur thelle te gjitha punonjesit e godines dhe pothujse nga te gjithe ka pasur nje reagim per ikjen e saj te parakohshme.

Ledion Lico ngushelloi familjen dhe te afermit e saj dhe mbrem ne Prime-n e BBV, ku dhe theksoi se Ketin do e kujtoj gjithmon si nje njeri te buzeqeshjes.

Kiara Tito, e prekur nga humbja e mikeshës saj, sot ka ndarë një mesazh prekës në Instagram për të njoftuar vdekjen e Ketit, një nga punonjëset më të vjetra të Top Channel.

Keti, e njohur për natyrën e saj të gëzuar, ishte një grua që gjithmonë bënte kafet për personazhet e televizionit, duke i zbukuruar mëngjeset e çdo të pranishmi.

Ajo u largua në një moshë shumë të re, dhe Kiara ka ndarë ndjenjat e saj të thella për humbjen e saj.

“Kështu do të mbaj mend gjithmonë.Me buzëqeshjen që s’tu nda kurrë. Keti e dashur, ti ke shkruar dedikime çdo ditë në filxhanet e kafes, duke u kujdesur t’i zbukuroje mëngjesin çdokujt. Nuk e kisha menduar që sot do të shkruanim të gjithë dedikime për ty. Prehu në paqe shpirt i lirë”, shkruan Tito.

 

×