Perplasja personale mes kandidateve ne listat e hapura te partive ka qene e forte dhe sfide me vete ne zgjedhjet e 11 majit.

Pikerisht per shkak te ketyre shqetesimeve, Kryeministri Edi Rama u ka dërguar mesazh kandidatëve për deputetë të PS-së, pasi disa prej tyre kanë kërkuar nga KQZ pamje filmike të numërimit të votave.
Në mesazhin e tij, i cili u be publik mbremjen e djeshme, Kryeministri ka këshilluar të vetët të mos e bëjnë diçka të tillë, duke u thënë se “humbja e një gare s’duhet të bëhet shkak për të humbur edhe fytyrën.”
Burime nga PS, thone se reagimi i Rames i pasuar edhe nga Taulant Balla, ka ardhur pas “perplasjes” se forte qe ndodhi me rezultatin mes Blerina Gjylametit dhe Olta Xhackes ku kjo e fundit permbysi votat dhe arriti te marre mandatin ne Tirane.
Mesazhi i Ramës:
Kam marrë njoftim me trishtim për disa iniciativa individuale, për të kërkuar filmime, rinumërime e ku di unë çfarë tjetër për votën preferenciale!
Natyrisht që nuk mund të ndaloj askënd të veprojë me kokën e vet, por duke qenë se këtu në këtë dritare jemi ende një skuadër dhe unë dua që kështu të mbetemi do të këshilloja që të mos i hyhet asaj rruge.
Sepse së pari humbja e një gare s’duhet të bëhet shkak për të humbur edhe fytyrën, kur në fakt nuk ka asnjë shans zero, që me gjithë ata sy mbi ekrane të ketë devijime vote në përmasa që do ta mbushnin hendekun e kujtdoqoftë me ata që kanë dalë fitues jo me 10 a 20, por me shumë më tepër vota diferencë nga pasuesit në klasifikim.
Së dyti, kjo do të thotë të hidhet hije mbi njerëzit tanë, që kanë qëndruar pafundësisht nëpër tryeza numërimi, e që nuk e meritojnë kurrkund një hije të tillë dyshimi për kontributin e tyre të madh.
E së fundi, përfytyrojeni vetë se sa keq do të ndjehet kushdo që do t’i hyjë kësaj rruge, duke ushqyer qenerinë mediatike, kur në fund mali i mbarsur mund të mos pjellë as një mi!