Qeveria ka marrë një vendim që lidhet me orarin e punës.
Për shkak të temperaturave të larta orari i administratës do të jetë nga 9.30 deri 15 .30 të premten 9.30-13:00.
Vendimi i qeverisë pritet të dalë nesër sipas burimeve të gazetares, Alma Demiraj.
Kujtojmë se vendi është përfshirë ditët e fundit nga temperatura të larta, që arrijnë deri në 40 gradë.
Pritet që temperaturat të rriten edhe më shumë, ndaj po merret ky vendim nga Qeveria.