Hilsn

TENSION I MADH NE BBVA: Plas grushti mes djemëve? ‘O mos, mos…’

Një situatë tensionuese ka ndodhur së fundmi brenda shtëpisë së “Big Bropther Vip Albania 5”, ku artisti Erik Lloshi mendohet të jetë përfshirë në një sherr fizik me moderatorin, Angelo Haruni.

Në rrjet po qarkullojnë disa video nga momenti kur Eriku shfaqet duke ecur me shpejtësi dhe me tone të larta zëri i afrohet Angelos. Ky i fundit bën pas për t’iu shmangur situatës, ndërsa banorët menjëherë ndërhyjnë mes tyre.

Nga ana tjetër vazjat e shtëpisë duken goxha të tensionuara nga situata e krijuar në shtëpi. Mes tyre Lorna dëgjohet teska thotë: “O Erik mos”.

Mirëpo Eriku dhe Angelo aktruan aq mirë në këtë situatë saqë asnjëri prej banorëve nuk arriti ta kuptonte se e gjitha ishte vetëm një lojë.

Vetëm pak minuta pasi banorët ndërhynë mes tyre për të qetësuar situatën, dyshja në fjalë shfaqet duke u përqafuar me njëri-tjetrin dhe buzëqeshin.

×