Hilsn

Tentoi të kalonte lumin, por nuk ja doli! Rrjedha e fortë e ujit e rrëmben, humb jetën gruaja

Një 44-vjeçare ka ndërruar jetë në fshatin Selitë-Mal të Zall Bastarit teksa tentoi të kalonte lumin.

44-vjeçarja me iniciale B. P., ndërroi jetë pasi e mori rrjedha e lumit.

Trupi i saj i pajetë është gjetur dhe është nxjerrë nga lumi ndërsa autoritetet po vijojnë me verifikimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

“Tiranë/Informacion paraprak

Në fshatin Selitë-Mal, Zall Bastar,

dyshohet se gjatë tentativës për të kaluar lumin, shtetasja B. P., rreth 44 vjeçe,

është marrë nga rrjedha e tij dhe për pasojë ka humbur jetën. Trupi i pajetë i 44-vjeçares është gjetur dhe nxjerrë nga lumi.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë,

ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.

×