Hilsn

‘Tentoi të më përdh*nonte…’ Deklarata shokuese e 21 vjecarit që i mori jetën 51 vjecarit në Durrës

Janë zbuluar detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë në Durrës, ku 51-vjeçari Valbon Beqiri u gjet i pajetë në lagjen nr. 12.

Autori i dyshuar, 21-vjeçari Teilor Tivari, ka rrëfyer para policisë se e qëlloi me thikë Beqirin pasi, sipas tij, ky i fundit kishte tentuar ta përdhunonte.

“Ishim miq, më ftoi për një birrë në shtëpinë e tij dhe shkova. Tentoi të më përdhunonte, provova të mbrohesha,

por ishte i fuqishëm prandaj mora thikën e bukës dhe e godita. U largova i tronditur nga vendi i ngjarjes, nuk mendja se do të vdiste” – ka deklaruar 21-vjeçari para uniformave blu.


Si shkak i krimit dyshohet një konflikt i ndodhur gjatë një feste mes miqsh, e organizuar në banesën e kushërirës së viktimës, cila jetonte jashtë vendit.

Mendohet se personat e pranishëm kanë qenë nën ndikimin e lëndëve narkotike.

×