Hilsn

Tërmet i fortë në këtë vend, ja cfarë raportohet!

Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë të shkallës Rihter ka goditur Venezuelën veriperëndimore, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së. Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare njoftoi se tërmeti kishte një magnitudë prej 6.3 ballë.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, epiqendra e tërmetit ishte 24 kilometra në lindje-verilindje të komunitetit Mena Grande në shtetin Zulia, më shumë se 600 kilometra në perëndim të kryeqytetit Karakas. Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 7.8 kilometrash.

Lëkundjet u ndjenë nga banorët në disa shtete të Venezuelës, si dhe në Kolumbinë fqinje, duke shkaktuar evakuimin e ndërtesave banesore dhe tregtare pranë kufirit. Televizioni shtetëror nuk e ndërpreu programin, përfshirë segmentin shkencor të drejtuar nga Presidenti Nicolas Maduro.

Një orë pas tërmetit, Ministri i Komunikacionit Freddy Nánez njoftoi në aplikacionin Telegram se Fondacioni Venezuelian për Kërkime Teknologjike kishte regjistruar dy tërmete më të vogla, me magnitudë 3.9 dhe 5.4, por ai nuk komentoi mbi tërmetin e regjistruar nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

×