Muaji tetor pritet të nisë me kushte të tipike vjeshtore, ku do të jenë reshjet e shiut dhe rënia e ndjeshme e temperaturave në të gjithë vendin.
Sipas meteorologes Tanja Porja, në zonat veriore temperaturat pritet të zbresin deri në 0 gradë, ndërsa në zonat malore do të shfaqen edhe reshjet e para të dëborës për këtë sezon.
E enjtja dhe e premtja do të jenë ditët me reshje të shiut dhe dëborës, ndërsa e shtuna pritet të sjellë një përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike. Megjithatë, të dielën dhe të hënën, reshjet
“Gjatë tetorit nuk do të kemi çdo ditë reshje, por pritet të jenë të konsiderueshme dhe të shpërndara në disa ditë të muajit”, theksoi Porja.
Sipas parashikimeve, tetori do të jetë një muaj më i lagësht se zakonisht, i shoqëruar nga temperatura të ulëta.