Edona James është një nga personazhet që ka rrëmbyer mjaft vëmendjen pas hyrjes në spektaklin më të famshëm në Kosovë, Big Brother Vip.
Falë karakterit të saj, mjaft mikpritëse dhe e afrueshme me banorët, ajo ka krijuar afrimitet thuajse me secilin prej tyre në vetëm pak ditë pas nisjes së ‘reality show-t’.
Historitë personale, romancat, dramat, e çfarë nuk ka ndarë së fundmi me publikun nga jeta e saj, e duket se kjo karakteristikë e bën atë të jetë në qendër të vëmendjes dhe shumë e komentuar.
Shpesh ajo shkakton edhe momente gazmore në shtëpi për shkak të deklaratave të papritura. E njëra prej tyre ishte edhe ‘propozimi’ që i bëri një ditë më parë Bleros, ku i kërkoi të martoheshin bashkë, sigurisht në sensin e humorit.
Por duket se kjo deklaratë nuk është interpretuar njësoj nga babai i këngëtarit, Bajram Muharremi i cili ka lënë një koment paska ‘të ashpër’ për banoren në një postim që është bërë në median e Kosovës ‘Klan Kosova’ në Facebook.
“Edona e ka vendin në Psikjatri, jo aty…” shkroi ai.