Hilsn

Tha se e ka hequr nga Instagrami, Kiara i përgjigjet Dojnës: “Merr klikime me emrin tim”

“Drama” mes Dojnës dhe Kiarës ka marrë zhvillime të reja.

E ftuar në emisionin “Goca&Gra”, Kiara vendosi t’i përgjigjej deklaratës së Donjës, e cila kishte thënë më parë se moderatorja e kishte hequr nga Instagrami pa asnjë arsye.

Sipas Kiarës, kjo nuk është e vërtetë.

“Nuk e kam hequr unë, më ka hequr Dojna vetë. Të diskutosh këtë është si diskutim adoleshentesh. Kemi qenë kolege, kemi pirë kafe, kemi ngrënë bukë në një shtëpi. Nëse do ishte kjo merakosje kaq e madhe, do të ishte bërë kjo bisedë jashtë kamerave,” – u shpreh ajo.

Moderatorja nuk nguroi të jepte edhe një thumb:

“Hajde të themi emrin e Kiarës dhe hajde të klikohemi. Unë nuk bëj karrierë me emrat e të tjerëve. Shumë herë jam sulmuar pa të drejtë, por nuk jam viktimizuar.”

View this post on Instagram

A post shared by Goca & Gra (@gocadhegra)

×