‘Thonë që koha shëron pIagë, por shpirti im nuk…’ Gazetarja e njohur humbi bashkëshortin, përlot me postimin prekës!

0

Sindi Salaj, gazetarja që humbi bashkëshortin në një aksident të rëndë që ndodhi natën e të dielës në Berat, ka reaguar mes dhimbjes së pamatë për ikjen e Ornelit 29 vjeçar. Ajo thotë se plaga në shpirt nuk do t’i shërohet kurrë, por do të jetojë për vajzën e tyre.

“Zoti ishte xheloz sa shumë të doja unë, ndaj të mori pranë vetes. Thonë se koha shëron plagët, por s’besoj se ka kohë që mund të shërojë plagën e shpirtit tim. Do takohemi sërish një ditë drita ime. Deri atëherë, na mbro nga lart.

Unë do mësoj të jetoj me dhimbjen, por mbi të gjitha do të jetoj me kujtimet e bukura që më le ti. Për ty. Për Aivin” shkruan Sindi Salaj, teksa ndan një fotografi të veçantë me bashkëshortin dhe vajzën e tyre të mitur.

Aksidenti i rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës në fshatin Moravë të Beratit. Ornel Caushaj dhe bashkëshortja e tij Sindi Salaj udhëtonin me makinë, kur janë përfshirë në një aksident të rëndë, që fatkeqësisht i ka marrë jetën drejtuesit të mjetit.

Partnerja e tij mori lëndime të lehta dhe fatmirësisht shpëtoi, por për të jetuar me dhimbjen e madhe të ikjes së një prej njerëzve që e donte më së shumti në këtë jetë, sepse njëri-tjetrit i ishin betuar për dashuri të përjetshme që kur ishin në bankat e gjimnazit.

×