Hilsn

Thyhet rrjeti! BBVA nis me 20 Dhjetor, këngëtari i shumë njohur pjesë i spektaklit të madh?

Prej tre sezonesh emri i tij lakohet si një banor i mundshëm dhe Sardi Strugaj sapo i ka hedhur benzinë zjarrit lidhur me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP Albania 5”.

I ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, këngëtari foli fillimisht për raportin e tij të vështirë me famën, duke pranuar se ekspozimi i tepërt e bezdis dhe se preferon t’i mbajë daljet televizive të rralla.

Por kur biseda preku temën e reality show-t që nis këtë dhjetor, Sardi zgjodhi të mos e mohojë kategorikisht, madje dha një përgjigje enigmatike.

“Ta lë kështu të hapur… I thashë një shoku që nuk më lejohet ta them, e kemi në kontratë,” u shpreh ai duke qeshur, për të shtuar më pas dozën e misterit: “Gjithmonë më pyesin dhe ia lë të hapur. Do e shihni.”

Mbetet për t’u parë nëse kjo deklaratë ishte thjesht një ngacmim i zakonshëm i tij apo nëse artisti do të jetë vërtet surpriza e këtij edicioni.

×