Një 53-vjeçare në Shkodër është arrestuar pasi ka përplasur pë vdekje një të moshuar paraditen e sotme, në lagjen “Skënderbeg”.
I moshuari po lëvizte me biçikletë kur është përplasur nga makina.
Vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasen A. R., 53 vjeçe, pasi ditën e sotme,
rreth orës 10:30, në lagjen “Skënderbeg”, automjeti që drejtonte kjo shtetase, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasja M. Ç., 72 vjeçe.
Shtetasja M. Ç., për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën më pas, në spital.
Vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.