Pasditen e sotme në vendin tonë janë regjistruar disa aksident, fatkeqësisht duke u shënuar dhe disa humbje jete.
Një ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur në fshatin Luzni të Dibrës, ku një automjet në të cilin po udhëtonte një çift bashkëshortësh ka dalë nga rruga dhe është përplasur.
Si pasojë, janë plagosur rëndë burri dhe gruaja që ndodhesh brenda në mejet. Mësohet se një helikopter ka marrë nga vendngjarja çiftin e plagosur, Hajri Çera dhe Arta Çera, për t’i dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Detaje të tjera si dhe rrethanat se si ka ndodhur aksidenti i rëndë priten të zbardhen nga policia në orët në vijim.