Hilsn

Tmerr! Detaje të rënda nga ngjarja tr*nditëse në Greqi, ja si ndodhi vr*sja e 36 vjecares nga i shoqi

Zbulohen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që ka tronditur komunitetin në Greqi, ku një 40-vjeçar shqiptar, Pandeli Nakoleci, vrau gruan e tij 36-vjeçare, Marjola, para fëmijëve të tyre.

Sipas mediave greke, shkak i krimit dyshohet të ketë qenë një mesazh në celularin e gruas, që nxiti xhelozinë e sëmurë të autorit, i cili dyshonte për një lidhje jashtëmartesore të saj.

Pas krimit, 40-vjeçari u arratis dhe mori me vete edhe thikën e përdorur për vrasjen. Policia nisi menjëherë kërkimin, duke përdorur pamjet nga kamerat e sigurisë për të hartëzuar rrugën e ndjekur nga autori dhe duke kontrolluar qytetin dhe strehimet e mundshme ku ai mund të fshihej.

Nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë vrarë edhe veten, pasi ka një historik të problemeve psikike dhe tentativash për vetëvrasje.

Sipas raportimeve, më 28 qershor 2025, ai ishte transferuar në klinikën psikiatrike të Volosit pasi kishte tentuar të vriste veten në verandën e shtëpisë, përpara fëmijëve, dhe thuhet se ndodhej nën ndikimin e drogës.

Në vitin 2019, ai ishte arrestuar tre herë për posedim dhe trafik droge, duke qëndruar në burg vetëm për dy muaj dhe duke pasur më pas probleme financiare.

Dëshmitarët okularë tregojnë skena tronditëse. Njëri prej tyre tha: “Dëgjova fëmijët duke vrapuar poshtë shkallëve. E pashë në verandë duke vrapuar. Pastaj dëgjova zëra, fëmijët po bërtisnin. Ai mbante diçka në duar.” Një fqinj shtoi: “Pashë një dritare të thyer dhe një grua me gjak. Pashë një zotëri që po vraponte me një mjet të mprehtë në duar, duke bërtitur ‘po më ndjekin’, zbathur.”

Ngjarja ndodhi brenda shtëpisë, ku pas një debati, 40-vjeçari sulmoi gruan me thikë. Ajo tentoi të arratisej, por u ndoq poshtë shkallëve dhe në hyrje të pallatit e goditi përsëri, duke rënë mbi një vetratë xhami dhe duke marrë plagë që sipas spitaleve nuk dukeshin fatale, por që dyshohet se çuan në vdekjen e saj.

Fëmijët e familjes, të moshës 5 deri 18 vjeç, janë të tronditur nga tmerri që panë. Njëri prej tyre i pëshpëriti policisë: “E pashë babin duke e goditur mamin me thikë”. Komuniteti vendas është i shokuar, pasi nuk kishte pasur histori dhune në familje dhe askush nuk e priste një tragjedi të tillë.

×