Hilsn

TMERR/ Hidhet nga kati i tretë i pallatit 23-vjeçarja në Tiranë!

Një tragjedi është shmangur ditën e sotme në Tiranë, teksa një 23-vjeçare ka tentuar t’i jap fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:40,

dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati në rrugën “Jorgo Plaku”, ku fatmirësisht e reja ka shpëtuar.

Shtetasja me iniciale S. I., rreth 23 vjeçe, aktualisht është në kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

“Rreth orës 04:40, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati në rrugën “Jorgo Plaku”, shtetasja S. I.,

rreth 23 vjeçe, e cila është aktualisht në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.

 

×