Ish-banorja e Big Brother VIP 2, Efi Dhedhes është një ndër vajzat e
Shoëbizzit nga më të ndjekurat ku sa pëlqehet edhe kritikohet nga fansat dhe ndjekësit në rrjetet sociale.
Dhe duket se temperaturat e larta në kryeqytet po i vuan edhe Efi e cila një ditë më parë postoi një video në
“Instastory” ku tregonte se nuk po i përballonte më këto temperatura të larta.
Efi këshillon ndjekësit e saj që të mos dalin nga shtëpia nëse nuk kanë ndonjë arsye të rëndësishme.
Por jo vetëm kaq, ajo bën dhe ironi me ata të cilët shpesh thonë se ajo ka bërë ndërhyrje plastike në fytyrën e saj.
“Kjo e çmendur këtu ju thotë që nëse nuk keni ndonjë punë për të bërë, mos dilni nga shtëpia.
Do shkrij, do më shkrijnë operacionet plastike”- ka thënë Efi në videon e postuar.