“Big Brother VIP Albania” do të rikthehet zyrtarisht në muajin dhjetor,
pasi Top Channel ka konfirmuar nisjen e sezonit të ri me spotin e publikuar në Instagram.
Përveç konfirmimit të datës, vëmendjen e ka marrë edhe “fytyra” e re e spektaklit, pasi logoja e BBVA vjen krejt ndryshe nga edicionet e mëparshme.
Pas disa ditësh zërash dhe aludimesh në rrjet, produksioni i Top Channel ka bërë njoftimin zyrtar, duke i dhënë fund pritjes së fansave.
Ky ndryshim i theksuar në pamjen e logos, e cila është simboli identifikues i formatit,
tregon se produksioni ka vendosur të nisë një kapitull të ri, duke sinjalizuar se edicioni i pestë do të sjellë ndryshime të mëdha, qoftë në lojë ashtu edhe në kastin e banorëve.






