Modelja shqiptare Almeda dhe bashkëshorti i saj aktori turk Tolgahan kanë vendosur të zhvendosen në Tiranë së bashku me dy fëmijët e tyre.
Aktori së fundmi, gjatë një vizite në vendlindjen e tij në Turqi, ka treguar se tashmë do ta shohim si producent. Ai është shprehur se ditët e gjata dhe të vështira në xhirime e bënë të atë merrte këtë vendim.
Ky ndryshim i lejon të kalojë më shumë kohë me familjen dhe i ka dhënë qetësinë shpirtërore që kishte dëshiruar në muajt e fundit.
“Nëse punon në televizion, një pjesë shumë të rëndësishme të jetës tënde e kalon në xhirime. Për këtë arsye kam hyrë në produksion. Ka pasur raste që kam qenë shumë i stresuar, por kjo nuk duhet të perceptohet si mosmirënjohje apo ankim”, u shpreh Tolgahan.