Një grua nga Algjeria është bërë virale në rrjetin TikTok pasi ndau historinë e saj personale, ku për vite me radhë kishte vuajtur nga një sëmundje e pashpjegueshme që i deformonte fytyrën dhe i rrënonte jetën.

Mjekët nuk kishin mundur të gjenin një diagnozë të saktë apo shkaqet reale të gjendjes së saj.

Gjithçka mori një kthesë kur autoritetet algjeriane zbuluan në një varrezë të zonës materiale të lidhura me të ashtuquajturën “magji e zezë”. Ndër objektet e gjetura, ishin dhe fotografi të shumta të përdorura në rituale të dyshimta, përfshirë edhe foton e gruas në fjalë.

Në videon e publikuar, ajo shfaqet e tronditur, duke deklaruar se vite me radhë kishte jetuar me dhimbje dhe pa shpjegim, derisa më në fund doli në dritë se kishte qenë viktimë e një mallkimi të vendosur me qëllim të keq nga dikush.

Rrëfimi i saj ka shpërndarë reagime të shumta në rrjet, duke prekur miliona përdorues dhe hapur një debat të gjerë mbi besimet popullore dhe ndikimin e tyre në shëndetin fizik dhe mendor. Shumë prej komentueseve ndanë përvoja të ngjashme, ndërsa të tjerë shprehën skepticizëm për interpretimin e ngjarjes jashtë mjekësisë moderne.

×