Tragjedi në familjen shqiptare! Ndërron jetë shoferi, ne gjendje te rëndë gruaja dhe fëmija (EMRAT)

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 12:10 në aksin rrugor “Shkodër-Lezhe” në afërsi të kryqëzimit të Kryebushatit.

Një kamion me drejtues Hilmi Shkrelaj është përplasur më dy automjete, fillimisht me veturën e drejtuar nga Altin Luli, e më pas me makinën e drejtuar nga shtetasja A. H.

Si pasojë e aksidentit të plagosur rëndë kanë mbetur pasagjerët Mateo Luli, Laura Luli dhe shoferi Hilmi Shkrelaj, të transportuar në spital dhe jashtë rreziku për jetën.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë shoferi Altin Luli, i cili ka mbetur i bllokuar brenda në makinë.

“Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 12:10, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, kamioni me drejtues shtetasin H. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. L. dhe më pas me automjetin me drejtuese shtetasen A. H.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar dhe janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, raporton policia.

×