Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Fier-Libofshë, pranë fshatit Agim.
Si pasjë e aksidentit mësohet se një 35-vjeçar i cili ishte duke udhëtuar me motor ka humbur kontrollin e mjetit e ka dalë nga rruga ku për pasojë ka marrë lëndime të shumta.
Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit Rajonal Fier, por nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra duke ndërruar jetë rrugës për në spital.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti.





