Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga tragjedia ajrore në Indi, ku humbën jetën 242 persona, mes tyre 53 shetats britanikë dhe 11 fëmijë, ende nuk ka asnjë informacion se çfarë e shkaktoi aksidentin.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se një nga dy kutitë e zeza është rikuperuar dhe pritet të hedhë dritë mbi të vërtetën.
Ndërkohë “The Sun” ka rënditur gjashtë pista kryesore të cilat dyshiohet se mund të kenë shkaktuar aksidentin ajror më të rëndë në histori.
Përplasja me zogj
Një goditje nga zogjtë mund të ketë dëmtuar motorët gjigantë General Electric të avionit. Edhe pse duket e pazakontë që një zog të rrëzojë një avion kaq të madh, raste të ngjashme kanë ndodhur më parë.
Pozicioni i flapave të krahëve
Ekspertët sugjerojnë se flapët e krahëve mund të kenë qenë tërhequr ose në një pozicion minimal, duke dhënë shumë pak ngritje, veçanërisht gjatë nisjes dhe uljes ku këto pjesë janë të rëndësishme për stabilitetin. Gjithashtu, rrotat e uljes kanë mbetur hapur gjatë gjithë kohës, duke shkaktuar rezistencë të madhe aerodinamike. Kjo mund të ketë kontribuar në humbjen e kontrollit të avionit.
Gabim i pilotit
Megjithëse Boeing 787 është një avion shumë i automatizuar dhe pilotët kryejnë kryesisht veprimet kyçe, nuk mund të përjashtohet një gabim njerëzor. Kapiteni i avionit ishte një pilot me përvojë të madhe, por mund të ketë ndodhur një gabim në kontrollin e avionit ose në vendosjen e flapave.
Temperatura e lartë
Në ditë me temperatura shumë të larta, si ajo e aksidentit (rreth 40°C) avioni ka nevojë për më shumë shpejtësi për të krijuar ngritje të mjaftueshme. Kjo mund ta ketë bërë më të vështirë ngritjen, veçanërisht me ngarkesë të plotë.
Defektet teknike
Nuk përjashtohet mundësia e një defekti teknik apo problemi inxhinierik. Boeing 787 ka një rekord të mirë sigurie, por në vitet e fundit janë raportuar disa probleme me motorët në avionët e ngjashëm.
Mbingarkesa
Edhe pse pesha e avionit kontrollohet me kujdes para nisjes, një mbingarkesë moti mund të ketë ndikuar në aftësinë e tij për ngritje.