Hilsn

Tragjike! 40-vjeçari rrëzohet në terren dhe humb jetën

Një incident i rëndë është shënuar sot në njësinë Kelmend në Shkodër, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën.

40-vjeçari dyshohet se ka qenë duke ecur në një terren të thepisur malor, ku është rrezuar nga lartësia dhe si pasojë ka humbur jetën, sipas bluve të Shkodrës.

Policia thekson se po vijojnë hetimet mbi këtë ngjarje.

“Rreth orës 09:15, Salla Operative ka marrë njoftim se në njësinë administrative Kelmend, në vendin e quajtur “Kozhnje”, shtetasi M. Ç., 40 vjeç,

banues në fshatin Grudë Fushë, dyshohet se ka qenë duke ecur në një terren të thepisur malor dyshohet se është rrezuar nga lartësia dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, njoftoi policia.

×